Lamtumirë Bobby Charlton (1937-2023)

0
274

Sir Robert Charlton (1937-2023)
Ka nderruar jete futbollisti anglez që luajti si mesfushor sulmues, mesfushor i qendres dhe krah i majtë. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ai ishte anëtar i ekipit të Anglisë që fitoi Kupën e Botës FIFA 1966, vit kur fitoi edhe Topin e Artë.

Futbolli botëror mban zi për vdekjen e Bobby Charlton. Legjenda e Manchester United dhe Anglisë është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare pas një beteje të gjatë me demencën. Lajmin e bëri të ditur familja e lojtarit: “Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se Sir Bobby ndërroi jetë i qetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës” (21 tetor).

Bobby Carlton konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj anglezë në histori. Ishte një nga drejtuesit e ekipit të Anglisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966 dhe, në të njëjtin vit, fitoi edhe Topin e Artë. Karriera e tij lidhet mbi të gjitha me Mançester Junajtid ku luajti nga viti 1956 deri në vitin 1973, duke fituar tre tituj të Anglisë dhe Kupën e Kampioneve te Evropes në vitin 1968. Ishte legjendari Matt Busby që e zbuloi dhe më vonë u bë kapiten i Djajve të Kuq (249 gola në 758 ndeshjet ) dhe simbol i skuadrës që dominoi në Angli (dhe më gjerë) kryesisht në vitet `60.

_________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – tetor 2023
Photos are courtesy of Google. If you have any issue of photos please contact us first. Thanks!


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Leave a Reply