Kujtesë: Vitore Sallaku (1942 – 2022), pioniere e cirkut shqiptar

0
903

Vitore Sallaku (1942-2022)
Akrobate dhe pioniere e cirkut shqiptar.
Artiste e Merituar & Mjeshtre e Madhe.

Lindi ne Tirane ne vitin 1942.
Qe ne moshe te mitur, 11 vjecare u be pjese e trupes themeltare te cirkut. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë.

Per shkak te aftesive te saja, u dergua te vazhdoje studimet ne B.S dhe Kine e duke u specializuar apostafat ne fushen e cirkut. Ishte njëra nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet i dha asaj numra të paarritshme.
Publiku dhe shtypi i kohes duke pare performancen e saj ia vuri nofken “Njeriu pa kocka” si dhe “Artistja që sfidoi kohën”.

   

Mahniti publikun shqiptar e të huaj duke interpretuar në shumë skena të botës. Gjate gjithe karrieres se saj me kete trupe ajo do te jete nje kontribut i madh per cirkun shqiptar si brenda vendit por edhe jashte ne turne nderkombetare.

Pas shkeputjes nga arena Vitore Sallaku u be njera nga pedagoget e para te studios se cirkut.

Pervecse nje akrobate, ajo ka patur aftesine edhe te shkruarin me nje stil te vecante.
Keshtu perpos një libri biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku (A.P), ajo ka botuar edhe 5 libra të tjerë mes të cilëve tre janë me poezi.
Nderroi jete me 9 qershor 2022

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 7 qershor 2024
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet per komunitetin online qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Leave a Reply