Futbolli në kohë lufte | 1942 – Ndeshja për jetë a vdekje!

0
130

Prolog!
Ka ndeshje futbolli në të cilat luhet gjithcka, sfida të tjera vendimtare me fatin për të fituar titullin kampion, për të qëndruar në kategorine superiore, ose për të hyrë në këtë kategori. Ndeshjet e kësaj loje planetare, mund të jene te natyrave të ndryshme, vendimtare, përcaktuese në fatin e një skuadre, lojtarëve, gjyqtarëve, tranierëve, si do të jetë nje e nesërme për ata.
Por ka patur edhe ndeshje qe kanë percaktuar fatin e jetës, që do të thotë sfidë futbolli për jetë a vdekje!

Dhe pikërisht, më poshtë do të sjellim ne kujtesë njërën nga ato sfida të tilla, të vecanta ! Ndeshja me e cuditshme e shekullit te kaluar e cila percaktoi jeten e disa lojtareve ….
Ishin dy skuadra në fushë, por përkrahësit ishin padyshim vetëm për njërën. Ishin dy skuadra kundërshtare, por gjyqtari i kësaj sfide fërshëllente vazhdimisht dhe vetëm kundër njërës , skuadres me fanellat e kuqe.
Sic do të dëshmojë edhe vete gjyqtari më pas, “sepse nuk doja të humbisja jeten”!!!

* * *
Në veri-perëndim të Kievit, ne Ukraine, jo shumë larg qendrës së qytetit, midis varrezave “Staroobryadnyts’ke” dhe “Zoopark” gjindet një fushë futbolli. Tashmë është një katran i braktisur me barërat e këqija që rriten dalëngadalë midis grumbujve të dheut dhe tribunave prej druri që pothuajse të gjitha janë shkatërruar nga koha. Është një fushë e harruar, tanime pre e disa grupeve fëmijësh që ëndërrojnë të jenë ndonje dite kushedi se çfarë kampionësh.
Pikërisht jashtë, në sheshin përballë stadiumit ka një statujë. Kjo statuje paraqet një sportist që godet topin drejt sqepit të një shqiponje, nën një mbishkrim:
“Ai që e meriton”. Ai që e meriton është Nikolai Trusevich që nderoi popullin ukrainas në këtë stadium 72 vjet më parë.

Kjo që do tregojme si më poshtë është njëra nga ndeshjet më dramatike të futbollit të zhvilluar ndonjëherë, e cila ndodhi gjatë Luftës së II-të Botërore, në Ukrainë, fatkeqesisht në kohën aktuale që po jetojmë, ndodhet e perfshirë përsëri nga një luftë, kësaj radhe me fqinjin e saj më të afert, Rusinë, dy vënde që dikur ishin pjesë e Ushtrise se lavdishme Sovjetike – “The Red Army”, dhe së bashku kontribuan në fitoren kundër nazizmit e duke sakrifikuar rreth 7 milionë jetë të popullates së këtyre dy vëndeve që tani ndodhen në një konflikt pa zgjidhje.

Ky është evolimi i kohës, prej së cilës nuk ka gjallesë që të mos i frigohet!

Mirese vini ne “Vizion Sportiv / Ora e Kampionëve”.
Lexim të këndëshem!

1.
Manuela Audizio, njëra nga gazetaret italiane të mirënjohura në fushën sportive, tregonte ne vitin 2000 në një artikull të saj, një histori pothuaj të pabesueshme.
Në vëndet e Europës perendimore nuk ishte e njohur por në Europën lindore për shumë e shumë kohe ishte mjaft e dëgjuar dhe e përhapur.
Që këtu nis zanafilla e një historie, e asaj ndeshje për jetë a vdekje.

Le te udhetojme prapa ne kohe. Me 22 qershor 1941, kur Gjermania naziste, thyen paktin qe nuk do te sulmoje Bashkimin Sovjetik, paktin e fameshem Molotov-Ribbentrop, e nis pushtimin e saj. Ne nje kohe te shkurter, ushtria gjermane rrezon frontin sovjetik dhe fillon te pushtoje teresisht Rrepubliken e Ukraines.
Është 19 shtatori i vitit 1941 kur nazistët pushtojnë Kievin. Shumë ukrainas e shohin si zgjidhjen më të mirë, hyrjen dhe bashkëpunimin me trupat gjermane në qytet; ata mendojnë se qeveria e re mund të jetë më e mirë se ajo sovjetike.
Nacionalistet ukrainas të drejtuar nga Stefan Bandera bëhen aleate të nazisteve. Ata jane fashistë dhe anti-komunistë, dhe duan një Ukraine të pavaruar . Shumë shpejt koha do e tregoje se marredhëniet me nazistët gjermane do të acarohen.
Pak a shume një ngjashmëri edhe me një pjesë të shqiptarëve që me zgjedhjen e tyre koha ua vertetoi se u ndodhën në anën e kundërt.

Sa naivë!
Megjithatë forca e rezistencës kundër nazifashizmit në Ukrainë është shumë e fortë. Historia e ka dëshmuar se asnjë vënd më shumë se Ukraina ka paguar me një cmim të lartë gjaku të derdhur gjatë pushtimit të saj në Luftën e II-të Botërore. Thuhet se janë 12-15 milionë ukrainas të vdekur nga ky konflikt, me shumë se cdo kombësi tjetër.
Në këtë moment, Herman Goering, njëri nga njerezit më të rëndësishem të Raihut, thotë që, “është e nevojshme të vritet cdo mashkull ukrainas mbi 15 vjec, sepse duke qënë mundësisht në krahun e partizanëve, përbëjnë një rrezik të madh për ushtrinë tonë”.

Pushtimi nazist i Kievit do të mbahet mend si një nga më mizorët dhe më të dhunshmit e të gjithë Luftës së Dytë Botërore. Vriten familje të tëra komuniste dhe jokomuniste, duke përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna. Ata që janë të aftë për punë kanë të drejtën e një racioni ushqimor, të tjerët vdesin nga uria. Thuhej se në qytet nuk ka më as ndonje qen apo mace endacakë; uria është e madhe.

Midis 29 dhe 30 shtator, ndodhi një nga kapitujt më të errët të pushtimit nazist, masakra e Babij Jarit. 33.771 hebrenj u shkëputën nga familjet e tyre, u dërguan në shkëmbin e Babij Jar dhe u pushkatuan.

Pikërisht në këtë klimë dëshpërimi, me dimrin ukrainas në prag, kushdo që ka diçka mundohet t`a këmbej atë me një vakt ushqimi të nxehtë dhe batanije.
Të gjitha përveç njërit. Ai është një futbollist, golashënuesi më i mirë në vitin 1938 në Vyssaja Liga (Kategoria e Pare Sovjetike) me ekipin më të rëndësishëm të Kievit, Dinamon.

Emri i tij është Makar Goncharenko.

Makar mund të heqë dorë nga gjithçka, përveç këpucëve të tij të futbollit, sepse futbolli është i vetmi mendim që mund ta mbajë atë gjallë.

Po këto ditë, një banues çek nga Moravia me gjuhën amtare gjermane, Iosif Ivanovič Kordik, u emërua drejtor i ri i furrës se bukës më të rëndësishme në qytet. Kordik që u transferua në Ukraine pas mbarimit të Luftës së II-të Botërore, është një njeri dinak dhe arrin të hyjë në radhet e hierarkisë së gjermanëve. Po gjithashtu, sipas burimeve të ndryshme emri i tij figuron si Otto Schmidtt, ukrainas me origjinë gjermane.
Iosif Ivanovič, megjithatë, është gjithashtu një tifoz fanatik i futbollit.

Një ditë, teksa është në treg, ndeshet rastësisht me një shitës të dobesuar kockë e lekurë të lodhur të çakmakëve . Drejtorit nuk i duhet shumë kohë për të kuptuar se njeriu nuk është askush tjetër veçse Nikolai Trusevich, portieri i Dynamos së Kievit.
Kordik duket se është i magjepsur nga ai takim dhe jo vetëm e bind portierin të punojë për të në furrën bukës, por i kërkon Trusheviçit të rimarrë të gjithë lojtarët e pranishëm në qytet, duke iu ofruar edhe atyre një vend pune në furrë. Portieri është një njeri i njohur në Kiev për karizmën dhe aftësinë e tij aty në mes shtyllave.

Gjithashtu nuk është e vështirë të gjejë dhe të bindë lojtarët e tjerë. Madje, ai arrin të kontaktojë me disa bashkëlojtarë dhe disa lojtarë të skuadrës tjetër kryeqytetase, Lokomotives së Kievit.

Andaj, të gjithë janë të lumtur, Kordik ka koleksionin e tij personal të lojtarëve me Trusevich, dhe ky i fundit ka shokët e tij qe kanë një punë dhe një vakt të garantuar në ditë.

NJE DOKUMENT QE DESHMON SE DISA NGA LOJTARET E “START” KANE PUNUAR NE KETE FURRE BUKE TE QYTETIT TE KIEVIT, NDER TE TJERA FURNIZUES EDHE I USHTRISE GJERMANE TE LOKALIZUAR KETU

Në fillim të pranverës, ata që kishin mundur të mbijetonin dimrit te ashper apo shtypjes së egër gjermane, mezi qëndronin në këmbë, e lëre më në kondicionin për të punuar. Kjo bëhet një problem për nazistët që nuk mund të përballojnë humbjen e fuqisë njerëzore të nevojshme për përpjekjet e luftës.

Në këtë moment, Kordik, do t`u propozoje oficerëve gjermanë për një turne futbolli.

Pra, pushtuesit vendosin të lirojnë kontrollin e tyre duke ndërtuar linja tramvaji, rihapur dyqane, dhe duke organizuar edhe një turne futbolli. Sepse futbolli mund të jetë gjithashtu një mjet efektiv propagande në Kiev. Për të qetësuar disi gjakrat dhe terhequr vemendjen e popullates. Gjermanet nga ana e tyre jane te entuziazmuar sepse tensioni ne Kiev dhe situata eshte tejet e tensionuar .

Ne shtator te vitit 1941, pak muaj me pare, nje grup partizanesh ka kryer me sukses nje aksin, duke hedhur ne ere Hotel “Kontinental”, qe ishte rezidenca e komandes gjermane.
Por megjithate turneu i futbollit do te organizohet!

Do te jene, gjashtë ekipe që do të marrin pjesë në këtë turne:
“Ruch”, një ekip nga lëvizja nacionaliste anti-sovjetike dhe pro-naziste; dy ekipe oficerësh hungarezë (përfshirë MGS Walin e frikshëm); një ekip i përbërë nga oficerët rumunë; “PGS”, ekipi i vetëm gjerman; dhe skuadra e Kornik, skuadra e furrtarëve, e pagëzuar si “Start Football Club” vetëm për këtë rast.

Kiev per kohen ishte njeri nga qytetet me te degjuara te futbollit ne rrepublikat sovjetike, skuadra si “San Petersburg”, “Moska”.

Trusevich qe ishte portier i Dinamos se Kievit para lufte, u emërua kapiten, dhe Mikhail Sviridovskiy u bë lojtar-trajner falë përvojës së tij.
Asnjë nga lojtarët nuk ka uniformë apo këpucë, me përjashtim të dukshëm të Honcharenkos; ai që edhe në momentet më të errëta i mbante me xhelozi këpucët e futbollit. Rastësisht, disa ditë para ndeshjes debutuese, Trusevich dhe Putinstin gjetën disa këmisha të kuqe në një magazinë që mund t’i mbanin; Ato janë prej leshi, por pak rëndësi ka.

FOTO E NDESHJES NE FJALE KU JANE FIKSUAR LOJTARET E TE DYJA EKIPIEVE. START – FLAKELF!!!

2 .
“Start Football Club”
Skuadra mori emrin “Start” dhe jo “Dinamo”, sepse “Dinamo” ne vetvete ishte skuadra e ushtrise, aq me teper se shume nga lojtaret e Dinamos ishin anetare te KGB-se , te sherbimit sekret sovjetik. Ose tek e fundit keshtu dyshonin gjermanet, qe nuk e kishin me sy te mire pikerisht kete skuader.

Megjithate fakti eshte se “Start” eshte nje skuader ne te vertete shume e forte, e perbere nga ish lojtare profesionist te “Dinamo” dhe “Lokomotiv” . Skuadrat e tjera kane lojtare amatore dhe te nje niveli me poshte .

FOTO E DINAMOS SE KIEVIT – KAMPION NE VITIN 1938

Është 7 qershori, Start, i rraskapitur nga turnet e punës dhe në kushte të pasigurta fizike, debuton kundër “Ruch” në stadiumin “Repubblica”.
Ndeshja përfundon 7 me 2 për të kuqtë dhe kapiteni i “Ruch” tërbohet; ai dëshiron që “Start” të skualifikohet. Është e papranueshme që një ekip i të burgosurve të luftës të marrë pjesë në turne.

Por gjermanët, falë ndërmjetësimit të Kordikut, vendosin ndryshe:
Të gjitha ndeshjet e Startit do të duhet të luhen në një stadium tjetër, më të vogël në periferi, të qytetit në stadiumin “Zenith”.

Të kuqtë, megjithatë, vazhdojnë të fitojnë: 6 me 2 kundër ekipit të zyrtarëve hungarez, 11 me 0 kundër skuadrës rumune, 6 me 0 kundër “PGS” dhe 5 me 1 kundër “MGS Wal”.
Çdo fitore përfaqëson një dritë për qytetarët e Kievit, të cilët në numër gjithnjë e më të madh ndjekin ndeshjet e “Start”.

Rindeshja kundër “MGS Wal” u organizua vetëm 2 ditë pas ndeshjes së fundit të të kuqve për të lodhur Trusevich dhe shokët e tij, por vendosmëria dhe zemra e këtyre lojtarëve është më e fortë se çdo pengesë;

Edhe kjo ndeshje përfundon me fitore: 3 me 2.

Për nazistët dhe aleatët e tyre, “Start”, rrezikon të kthehet në një problem serioz politik; këta të burgosur bëhen ditë pas dite simboli i rezistencës sovjetike.

Me tej, vendoset që turneu duhet të vendoset nga një finale e madhe.
Kështu Start duhet të përballet me “Flakelf”, një ekip ushtarësh të Luftwaffe nga Fronti Lindor, dhe që konsiderohej nga të gjithë si një ushtri e pathyeshme.

Ndeshja luhet më 6 gusht.
Stadiumi “Zenith” nuk ka qenë kurrë kaq i mbushur më parë.
E gjithë popullsia e Kievit është atje me zemërimin dhe dëshirën për hakmarrje që i përket çdo populli të shtypur.

Dhe ja “Start” fiton 5 me 1.
Ndeshja kundër gjermanëve bëhet gjithnjë e më evidente dhe aksionet gjithnjë e më të larta.

Nazistët organizojnë një revansh tre ditë më vonë.
Kordik, Trusevich dhe të gjithë lojtarët kërkojnë ta shtyjnë atë: tre ditë nuk janë të mjaftueshme për të rifituar forcat. Është vapë, ata janë të lodhur dhe janë të uritur.

Përgjigja, megjithatë, është një “jo” e fortë.


Rrugët e Kievit janë stamposur nga gjermanët me fletëpalosje dhe postera të takimit. Flitet për ndeshjen në të cilën raca ariane do të tregojë forcën e saj, ku dora e Rajhut do të shtypë ambiciet sovjetike. Ka një detaj që i bën të gjithë ukrainasit të kuptojnë se kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga të tjerat: për herë të parë skuadra kundërshtare nuk shkruhet në fletushka. Nazistët rithirren nga fronti të gjithë futbollistët më të fortë gjermanë. Formacioni përbërës i “Flakelf” nuk do të jetë i njëjtë me ndeshjen e parë.

      

3 .
Ndeshja

Është 9 gusht 1942.

Stadiumi “Zenith” është i mbushur plot me njerëz, por këtë herë tribunat janë mbushur me oficerë të Wehrmacht ne uniformë të plotë. Tifozët e “Start” kanë mbetur vetëm me një segment të vogël të kurbës. Rreth e rrotull ka ushtarë gjermanë të armatosur rëndë.

Për të siguruar që gjithçka të shkojë siç duhet, nazistët kanë zgjedhur një toger SS si arbitër. Para fillimit, togeri, i shoqëruar nga një përkthyes rus, hyn në kasollen që shërben si dhoma e zhveshjes së “Start” dhe u kujton lojtarëve se kur të arrijnë në mesfushë, do të duhet të bërtasin “Heil Hitler” me krahun ngritur.

FOTO: ASPEKTE NGA FILMI “VICTORY”
FOTO E FILMIT “PJESA E TRETE” PRODHIM SOVJETIK – 1962

Por….

Lojtarët hyjnë në fushë dhe pas përshëndetjes së gjermanëve, me kokën ulur pa bërtitur shqiptojnë moton sovjetike «Fitzcult Hurà!», ose «Rroftë kultura fizike!». Një moto që nuk ishte krejtësisht e panjohur për ushtrinë gjermane sepse «Hurà!» është gjithashtu thirrja e betejës e sovjetikëve.

Eshte e vertete qe “Start” mbante fanelat e kuqe, por nuk prezantonte komunizmin ne B.S, por thjesht fanelat qe kishin mundur te siguronin, aq sa eshte e vertete qe nuk do te benin pershendetjen hitleriane edhe pse thuhet se askush nuk i kishte detyruar. 

Ndeshja fillon në mënyrat më të dhunshme. Një sulmues gjerman godet Trusevich në kokë, portieri qëndron pa ndjenja në tokë për disa sekonda, e megjithate arbitri nuk fishkëllen për faull dhe gjermanët kalojnë në avantazh. Të kuqtë e shikojnë kapitenin e tyre në përpjeket e tij për t’u ngritur, me syrin e fryrë dhe me tempullin e majtë të lagur në gjak. Ata shikojnë njëri-tjetrin dhe spektatoret.

“Muzika” duhet të ndryshojë tani.

Gjermanët, megjithatë, nuk u dorëzuan . Ata jo vetëm që shënuan, por kositën dhe goditën me bërryla sulmuesit ukrainas.

Mes lojtarëve të “Start” është edhe Ivan Kuzmenko, një lojtar i ashpër, një mesfushor këmbëngulës. Ishte ai që shënoi golin e barazimit në një kundërsulm me një goditje prej 30 metrash.

“Muzika” kishte ndryshuar.

Të kuqtë në krahët e entuziazmit sulmojnë dhe në pak minuta Honcharenko shënon 2-1 me një serpentinë në zonë dhe më pas 3-1 me një goditje gjysmë rrofshjate.Gjermanët ndodhen në mosbesim.

Në pushimin çerekorësh mes pjesës së parë dhe të dytë, ndërsa lojtarët kthehen në dhomat e zhveshjes për të rimarrë forcat e tyre, një oficer gjerman hyn në dhomën e zhveshjes sovjetike. Ai fillon të komplimentojë lojtarët, me nje theks ukrainas të përsosur, duke iu thënë se është i impresionuar nga cilësia e lojës së tyre.

Ai thotë se është i admiruar nga mënyra e tyre e lojës, por se ata duhet të humbasin në pjesën e dytë: “Mendoni vetëm një minutë për pasojat”.

Fillon pjesa e dytë.

Gjermanët sulmojnë dhe arrijnë lehtësisht të barazojnë, 3 me 3.

Entuziazmi në radhët gjermane është i lartë si dhe dëshpërimi tek tifozët ukrainas. Zemra, megjithatë, është më e fortë se koka, veçanërisht në raste si kjo. Trusevich dhe shokët e tij e kuptojnë se loja nuk duhet të fitohet për ata dhe as për qytetarët që erdhën për të parë kete ndeshje, por vetëm për një mendim: idenë se duke fituar atë sfidë do t`u tregonin gjermaneve superioritetin ukrainas, sovjetik te cilet ata nuk e duronin.

Kështu, “Start” mposht arsyen, pushton fushën metër për metër dhe shënon golin e katërt e më pas edhe të pestin. Ne mbydhje të minutës së 90-të , Klimenko, një mbrojtës i vogël dhe i shpejtë, merr topin dhe driblon përtej mbrojtjes gjermane. Askush nuk mund ta ndalojë atë, ai madje kalon edhe portierin.

Porta është tani e boshatisur, asnje pengese per te shenuar te gjashtin…

Por Klimenko ndalon. Ai shikon me përbuzje zyrtarët nazistë dhe në vend që të shënojë, e hedh topin drejt mesfushës, duke shkaktuar të qeshura te kuqezinjtë dhe tifozët e tyre.

Një veprim që do të paguhet shtrenjtë.

Ndeshja përfundon 5 me 3 për “Start”.

Në fërshëllimen e fundit në stadium bie një heshtje e errët. Heshtin edhe tifozët ukrainas që festonin deri pak minuta më parë.

                       
Ne foto jane nje pjese e lojtareve ukrainas qe luajten ate ndeshje. Ne foton e fundit me fanelen e bardhe eshte i vetmi lojtare i “Flakelf” qe do te deshmoje vite me vone per zhvillimin e kesaj ndeshje.

Siç tregoi kohë më vonë Goncharenko:

“U gjendëm në një heshtje “të errët”, “të zymtë” të stadiumit të zbrazët, të vetëm në mes të fushës, e kuptuam që me golat tanë kishim nënshkruar edhe dënimin tonë me vdekje…

E zgjatëm qëndrimin në fushë, sikur duke qenë aty do të ishin të sigurt.

Filloi të na pushtonte frika, thjesht kishim bërë atë që mendonim se ishte e drejtë, jo për të qenë heronj, por vetëm si ukrainas që kishim dinjitetin dhe nderin e burrave dhe futbollistëve…

Tani ishim të frikësuar për atë që na priste.. Ne kishim sërish të njëjtën frikë si në fillim të ndeshjes që e kishim përzënë gjate saj ……aq shumë frikë sa ta shfaqnim ate.

4 .

Hakmarrje naziste ?

Nga disa burime del se tek autoritetet gjermane perkundrazi nuk kishin krijuar asnje problem. Nuk do te kete asnje raprezalje, asnje dhune, asnje kercenim. Por eshte e vertete qe kater nga lojtaret e skuiadres se “Start” , do te arrestohen e me pas do te vriten. Burimet thone se kjo do te ndodhe disa dite pas ndeshjes finale dhe qe nuk ka lidhje me perfundimin e asaj ndeshje.

Problemi per gjermanet ishte se, buka qe prodhohej ne furren ku punonin disa nga lojtaret e skuadres ish “Dinamo” ishte e kontaminuar, mielli perzihej me pluhur xhami ne buken qe ishte destinuar per ushtrine gjermane ne ate zone.  Ka shume mundesi, per vete faktin se keto lojtare ishin agjente sekret te KGB-se.

Por a thua te jete keshtu historia e vertete e ndeshjes per jete a vdekje?

Gestapo, pasi lejon të kalojnë disa ditë, më 18 gusht, nëntë lojtarë të skuadres “Start” u arrestuan dhe u torturuan. Mykola Korotkykh është i pari që vdes. Lojtarët e tjerë dërgohen në kampin e punës në Syret.

Më 20 shkurt 1943 Kuzmenko, Klimenko dhe Trusevych u ekzekutuan.

Lapidar kushtuar 4 lojtareve te vrare.

Një dëshmitar i kësaj ngjarje makabre do të thotë: “Kuzmenko u rrah dhe më pas u ekzekutua në kokë; Edhe Klimenko është rrahur dhe derisa ra në tokë është qëlluar pas veshit. Truseviç, portieri dhe kapiteni gjigant u rrah egërsisht, ai u ngrit nga toka i gjakosur dhe bërtiti përballë torturuesve të tij: “Sporti ynë I Kuq nuk do të vdesë kurrë”; një roje e vrau me një breshëri automatiku…ai vdiq me këmishën e Start-it”.

Trupat e tyre u gjetën rrëzë shkëmbit “Babij Jar”.Të vetmit që mbijetuan janë Fedor Tyutchev, Mikhail Sviridovsky dhe Makar Honcharenko.

Faktet jane shume me teper se sa kaq sepse historia e vertete fillon me 12 nentor 1943, kur sovjetiket clirojne Kievin. Deshmitaret qe kishin mbijetuar nuk folën me askënd për ndeshjen.Ata madje u vunë para gjyqit nga qeveria e atëhershme sovjetike.

Koncharenko do te dënohet me 25 vite burg.

Ishte mjaft popullor qe ne kohen  e rinise, dhe konsiderohej si deshmitari me kryesor i kesaj ngjarje, dhe do te jete i vetmi lojtare i skuadres “Start” i mbijetuar deri para rreth 20 vitesh, ne fillim te viteve 2000 kur do nderroje jete.

Për Stalinin, kushdo që luan futboll me armikun është bashkëpunëtor;ai nuk mund të konsiderohet patriot!!!

Ne vjeshten e vitit 1943, dicka do te ndodhe. Nje shkrimtar, Lev Kasil, qe ben edhe korrespondentin e luftes, shkruan nje artikull per gazeten “Svezia”, ne te cilen flet per here te pare per lojtaret ukrainas qe jane vrare nga nazistet. Ai nuk shton asgje tjeter, megjithate kjo histori fillon te qarkulloje.

Ne vitin 1947, ne gazeten “Stalinskoja Plevna” , per here te pare shkruhet titulli “ Ndeshja e vdekjes”. Artikulli mban emrin e nje gazetari Aleksander Bozhakovski. Ndersa ne vitin 1958, Bozhankovski i dedikon kesaj historie nje roman te tituluar “Trevozhnie Ubllaka” (Rete kercenuese). Dhe pikerisht ketu ka gjithcka. Nje skuader me futbolliste komuniste sovjetik, te detyruar te luanin kunder nazisteve, fitojne fale edhe qendreses heroike ne fushe nepermjet futbollit, ku me pas vriten per hakmarrje dhe raprezalje.

Ne vitet `50-te historia e “Ndeshjes se vdekjes”, merr nje popullaritet, sepse ne 1958-ten kur publikohet romani i Bozhakovskit ,  shfaqet edhe nje tjeter roman i shkrimtarit Piotr Severov dhe Naum Kalenskit qe quhet “Pozledni pojedinok” (Dueli i fundit). Dy romanet ne te njejtin vit deshmojne se legjenda e “Ndeshjes se vdekjes” ishte shume e mirenjohur ne B.S.

Ne vitet pasluftes, bota u nda ne dy blloqe, ate te perendimit te kryesuar nga SH.B.A-te dhe te lindjes nga B.S. Ne brendesi te bllokut te lindjes, ne europen lindore dhe boten e vendeve komuniste, kjo histori e “Ndeshjes se vdekjes” qarkullon me shpejtesi.

Kater vite pas dy romaneve te publikuara, per te cilet i permendem me lart, behet edhe nje film i Evegeni Karrelov, “Pjesa e trete” ose “Treti tajm” (1962), qe flet tamam per kete histori sipas skenarit te romanit te shkruar nga Bozhakovski.

Po kete vit del nje tjeter film hungarez qe titullohet “Dy pjese ne ferr” me regjizuren e Zoltan Fabrit. Filmi skenon “Ndeshjen e vdekjes”, “The deathmatch”, me te vetmin ndryshim qe ngjarja zhvillohen ne Hungari dhe jo ne Ukraine. Ky film do te kete nje sukses te jashtezokenshem ne vendet e europes lindore dhe deri diku edhe ne disa vende te bllokut perendimor.

Kjo histori tashme eshte shume e njohur ne Bashkimin Sovjetik. Qeveria kerkon te beje dicka dhe keshtu ne vitin 1965, “The Soviet Supreme”  merr vendimin te ndaje disa medalje pas vdekjes kater lojtareve te skuadres heroike “Start”.

Megjithate, sherbimi sekret KGB, sinjalizon qeverine sovjetike te kohes, rreth eventit te organizuar te medaljeve duke thene se ngjarja nuk ka shume qartesi dhe madje duke supozuar se kater lojtaret viktima qe u vrane pas ndeshjes , mundet te kene qene bashkepunetore. Sipas KGB-se ata kishin pranuar te zhvillonin nje ndeshje me pushtuesin thjesht per t`i argetuar ato dhe publikun ne dobi te nazisteve.

Faktikisht edhe pse te bere me dije, qeveria sovjetike ua dha medaljet te kater lojtareve. Ne kete moment BS ka si objektiv te rivleresoje Ukrainen. Ukraina nga ana e saj , sic edhe e permendem ne rreshtat e pare te ketij shkrimi, ishte e vetmja nga te gjitha rrepublikat sovjetike, qe u pushtua lehtesisht dhe shume prej tyre u bene bashkepunetore te nazisteve. Me pas Ukraina kishte luftuar heroikisht duke bere sakrifica madje per t`u bere pjese e fituesve te asaj lufte mizore.

Jemi ne vitin 1965 , pra 20 vjet nga ajo ngjarje tragjike dhe shume nga njerezit deshmitare te kohes se asaj ndeshje, nuk jetojne me pikerisht per shkak te sakrificave qe ben ato ne luften kunder nazisteve.

Qeverise sovjetike te kohes gjithsesi e shqetesonte fakti se pikerisht ne ate rrepublike kishte patur shume bashkepunetor. Faktikisht nuk dihet me saktesi numri sa ishin bashkepunetore dhe sa e kundershtonin pushtimin dhe sa  u ndodhen prezent ne mesin e luftes, megjithate gjate viteve `60-te teza e bashkepunetorit, kolaboracinistit, ekzistonte. Qeveria per te qetesuar situaten kerkon te terheqe vemendjen nepermjet kesaj ngjarje ku nje skuader ukrainase ne mes tjerash me lojtare te vertete profesioniste, sfidon nazistet edhe pse ne fushen sportive, nen emrin e rezistences.

Rivleresimi i Ukraines qe ne fakt nuk gezonte opinion te mire ne rrepublikat e tjera, duke marre shembull edhe ngjarje te tilla, ishte pak a shume qellimi i qeverise sovjetike te kohes. 

Perkundrazi, pertej dhenies se medaljeve te lojtereve viktima, qeveritaret sovjetike tani bejne kerkime per te gjetur edhe pjesen tjeter te lojtareve te skuadres “Start” , per t`i intervistuar dhe per te deshmuar te verteten.

Dhe ja, intervista te ndryshme qarkullojne si ajo e Goncarenko-s si njeri nga deshmitaret paresor, te dores se pare. Megjithate, te gjithe nga te mbijetuarit ne intervista tregojne ato qe deshiron qeveria. Pra nje grup lojtaresh heroike qe mundin gjermanet ne nje ndeshje futbolli dhe per hakmarrje kater nga lojtaret vriten.

Ne vitin 1971, ne Kiev, ne stadiumin “Zenit” , ku edhe u zhvillua ndeshja kunder gjermaneve te “Flakelf” , do te ngrihet nje monument kushtuar kater lojtareve te vrare dhe qe edhe sot ndodhet po aty (ose shpresoj qe te jete akoma aty, duke pare se Ukraina perjeton nje lufte). Me tej, stadiumi “Zenit” do te ri emerohej stadiumi “Start” dedikuar tamam asaj skuadre.

Dhe kjo histori ka shume sukses fale filmave qe u prodhuan por vecanerisht fale filmit te hungarezit Zoltan Fabri “Dy pjese ne ferr” i shfaqur edhe ne perendim.

Ne vitin 1981, producentet e Hollivudit, vendosin te marrin ngjarjen e filmit te Fabrit, duke e transformuar ate ne nje histori te ndodhur ne perendim, te ambjetuar ne Francen e pushtuar, ku nje grup lojtaresh te vendeve te ndryshme te europes se pushtuar , te grumbulluar ne nje kamp nazist, organizojne nje ndeshje futbolli , nje sfide pikerisht kunder nje skuadre me lojtare profesioniste gjermane. Filmi qe do te quhet “Victory” me aktoret e mirenjohur Silvester Stalone, Majkell Kein, lojtaret e vertete si Pele, Dejna etj. do te kete nje sukses ne kinemate e mbare botes.

Kohet rrjedhin dhe gjate viteve 1989 – 1990, shembet gjithcka nga blloku i lindjes. Me rrezimin e murit te Berlinit, eshte koha e ndryshimeve te medha.

5.

“Wind of change”!

Tamam titulli i nje kenge, ne mes tjerash te grupit te rrokut gjerman, “Scorpions” vargjet e se ciles tregojne ndryshimet politike, kolapsin e B.S dhe fundin e luftes se ftohte:

The world is closing in
And did you ever think?
That we could be so close?
Like brothers
The future’s in the air
I can feel it everywhere
Blowing with the wind of change

Take me to the magic of the moment
On a glory night
Where the children of tomorrow dream away……..

Mbas rrezimit te Bashkimit Sovjetik, gjerat filluan te ndryshojne ne te vertete.

Nje gazetar i quajtur Xhorxh Kuzmin, shprehej qe ne vitin 1992 , dicka nuk shkon tamam ne vije me legjenden e “Ndeshjes se vdekjes”.

Dhe do te jete ky gazetar i pari qe do te ngreje vellon e misterit te asaj ndeshje ndofta te pa zhvilluar ndonjehere.

Rreth kesaj historie duhet thene se, qe ne fillim te viteve 90-te, flitej vetem ne Rusi dhe Ukraine. Madje ne vitet `90-te Goncharenko do te thote ne nje interviste televizive qe , cdo gje qe ai vete kishte thene ne vitet e meparshme ishte jo e vertete. Udheheqja sovetike e kishte imponuar qe ai te deshmonte pikerisht ate qe donte ajo.

Qe ketu nis nje pune voluminoze e gazetareve dhe historianeve rus dhe ukrainas, ku te gjithe vihen ne kerkim te deshmitareve, jo vetem te lojtareve qe kishin luajtur ate ndeshje sepse pothuajse te gjithe kishin vdekur, por edhe te pranishmeve ne shkallet e stadiumit, spektatoret, ne vecanti ato qe ishin shume te rinj, pothuajse femije ne kohe. Dhe shume nga keto deshmitare do te konfirmojne faktin se gjerat nuk kane ndodhur tamam ashtu sic edhe propagandohej para viteve 90-te.

Nuk ishte nje ndeshje e dhuneshme nga ana e gjermaneve, nuk kishte asnje presion, asnje provokim apo gjykim i njeaneshem i gjyqtarit. Ishte ne te vertete nje ndeshje luftarake, sigurisht, por e drejte. Sipas deshmive, madje ne fund te ndeshjes kishte patur edhe shterngime duarsh miqesore ne mesin e lojtareve te dy skuadrave. Do te jete vete Goncharenko te shprehet se ne realitet historia e oficerit gjerman qe futet ne dhomat e nderrimit per te kercenuar lojaret ukrainas, ka qene nje shpifje, nje detaj i shtuar. Ajo s`kishte ndodhur asnjehere, askush nuk i ka kercenuar.

Keshtu ne vitin 1994, Sajmon Kuper (Simon Cooper) shkruan “Futbolli dhe pushteti”, ne librin e tij te famshem, ne te cilin tregon qe historia e “Ndeshjes se vdekjes” eshte nje trillim. Vete Kuper ka udhetuar ne Kiev, ai ka shkuar per te pare muzeun e skuadres se futbollit “Dinamo Kiev”. Nderkohe Kuperi kishte lexuar rreth kesaj ngjarje dhe i kishte kerkuar njerit prej drejtuesve te muzeut, cila ishte e verteta, per te cilen ai kishte marre pergjigjen se nuk eshte ajo qe eshte thene per vite me rradhe. Ishte thjesht nje legjende e propagandes sovjetike dhe qe kishte qarkulluar me sukses per shume vite e ku ne te vertete ajo ngjarje ishte shume me banale, e thjeshte dhe aspak spektakolare.

Njëri nga penat më të përgjegjeshme ne gazetarine ne perendim rreth kesaj ngjarje eshte nje skocez , Endi Dukan (Andy Ducan) i cili ne vitin 2001, publikon nje roman “Dinamo, mbrojtesi i nderit te Kievit”, ku ai risjell legjenden sovjetike. Ducan megjithate sqaron ne roman se ajo cfare ka shkruar eshte nje histori shume e bukur por pa qene e nevojshme te jete e vertete.

Artikulli i Manuela Audizios, qe e permendem me lart, e cila e ka ri hapur tregimin, eshte vijues i romanit te Ducan. Ajo demonstron qe legjenda edhe pse u deshmua si e trilluar, edhe nga nje shkrimtar i perendimit si Sajmon Kuper, qarkullonte akoma ne vendet e lindjes, deri ne ate pike sa kjo gazetare sportive italiane, shkruan per gazeten “La Reppublica”  dhe e mbyll duke i publikuar nje liber.

Ne vitin 2005, do te behej edhe nje investigim i bashkuar  nga Ukraina dhe Gjermania per te kuptuar, cfare kishte ndodhur , sa qendron dhe sa e vertete ishte ajo ngjarje. E verteta shfaqet se ato nuk do te gjejne asnje lidhje ne vdekjen e kater lojtareve te skuadres “Start” , (ne mes tjerave ato punonin edhe si punetor ne furren e bukes se qytetit), me ndeshjen kunder “Flaker” te gjermaneve.

A mund te themi tani perfundimisht qe kjo ngjarje rreth “Ndeshjes se vdekjes” ne realitet ishte e krijuar si legjende ? A ishte thjesht nje mjet propagande ne duart e liderve sovjetike per perhapur nepermjet saj nje ide, qe Ukraina ka bere edhe ajo detyren dhe pjesen e saj ne luften kunder nazizmit.

Por duhet shtuar ama se edhe nese u be legjende, ajo ka patur nje sukses te paimagjinueshem deri ne vendet e perendimit, edhe ne vendet qe nuk kishin te benin fare me komunizmin, nuk kishin asnjefare interesi te mbartnin dhe te perhapnin nje histori te tille qofte edhe ate propagande sovjetike.

Mundet po te duam edhe ta quajme nje rast i kolaboracionisteve ukrainas atehere.

Qartesisht disa lojtare ukrainas pranojne te organizojne  nje ndeshje futbolli me pushtuesit naziste, duke marre pjese ne  nje ngjarje qe ishte propagande naziste per kohen, pikerisht ne vitin 1942.

Por eshte e vertete se kater nga ato lojtare te skuadres “Start” u vrane nga gjermanet. Po, ata u vrane nga gjermanet por jo per ndeshjen e fituar, por sepse keto provuan te vrisnin nga ana e tyre oficeret naziste duke perdorur ne miell nje pluhur xhami . Dihej qe keto lojtare punonin edhe si agjente te KGB-se dhe ishin antinaziste te njohur.

Po atehere cila eshte e verteta?    

Cfare kishte ndodhur valle ne ate ndeshje?

Historiani Xhejms Riordan nepermjet nje dokumenti, tregon se perkundrazi,  ishte nje shembull sportiv i madh ne mesin e luftes. Ukrainasit dhe pushtuesit gjerman, armiq, luajten nje ndeshje , nje sfide reale kunder njeri tjetrit nepermjet futbollit, dhe fitoj ai qe ishte me i miri. Keshtu qe ishte nje triumf i madh i sportit. Kaq!

Megjithate dalin disa pyetje: “Sa e lire dhe demokratike ishte vendimi per t`i bere ukrainasit te luajne” ? A u detyruan apo perkundrazi , pranuan me deshiren e tyre?

Kete nuk e dime e mbase kurre nuk do e marrim vesh. Personalisht nuk gjej ndonje burim apo fakt qe deshmon dhe u pergjigjet pyetjeve si me lart. 

Mundet te jete thjeshte edhe nje dizinformacion nga vete natyra e disa njerezve qe preferojne t`u japin ose t`u ndryshojne realitetin ngjarjeve te tilla te bukura.

Nje grup dizinformacioni ekziston akoma edhe sot, te cilet kane mjeshtrine t`i kthejne ngjarjet ne interesin e tyre per te terhequr vemendjen. Keshtu ka ngelur edhe kjo ngjarje,  reale akoma sot fale pikerisht “fake news” dizinformimit qe mbijeton tamam fale ketyre ngjarjeve kontroverse qe edhe tek vete publiku jane me te preferuarat ashtu te bukura si i duam te jene dhe jo ne te vertete sic kane ndodhur. Per kete arsye edhe ne ditet tona shume besojne se “Ndeshja e vdekjes” ka ndodhur realisht ashtu sipas legjendes, packa se mund t`u thuash ketyre njerezve qe ka fakte qe zbehin realitetin.      

Po sfida të tilla si kjo, megjithatë, nuk mund të censurohen dhe gojarisht ato bëhen të njohura mes njerëzve. Me kalimin e kohës, bëmat e lojtarëve të “Start” u bënë legjendë dhe legjenda u shndërrua lehtësisht në mit. Monumentet dhe statujat u ngritën në emër të njëmbëdhjetë heronjve të stadiumit Zenith (tani i riemërtuar stadiumi Start).

Botohen filma dhe libra duke mbajtur të gjallë kujtimin e asaj që të gjithë e njohim sot si “Loja e vdekjes”.

Me poshte ju ftojme te  ndiqni edhe dokumentarin rreth kesaj ndeshje:
“11-shi fatal”

Shikim te kendeshem!!!

 

Nga: Pjerin Bj
Mars – Maj 2024

_________________________________

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve nje faqe sportive ne aktivitet qe ne vitin 2013

Materiali i perdorur: “Numeri primi” (RadioRai) / Artikuj te ndryshem online / Dokumentari “Fatal eleven” (2005) Photot: disa u nxoren nga dokumentari “Fatal eleven”, dhe te tjerat nga Google


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Leave a Reply