Filmi i Kinostudios dikur, denigrimi i kinemasë sot, dhe njëmijë pyetje pa përgjigje!

0
594

I

Filmi i Kinostudios “Shqiperia e Re”, duhej te ishte jo vetem krenari kombetare, por edhe pasuri kulturore shqiptare.
Ne cdo vend te botes ku gjirohet dhe prodhohet, filmi ne vetvete eshte nje propagande e shtetit qe e realizon dhe akoma me tutje, ne nje perqindje te madhe te tij, duhet te paraqese vlera artistike, kulturore si dhe historike te po atij vendi.
Keshtu, ne teresine e tij, ajo cfare u prodhua nga shtepia me e madhe dhe e vetme e kinematografise sone ka vlera kulturore, edukuese madje pse jo edhe historike te vendit dhe popullit tone. Dhe s`ka si te jete ndryshe, vecse pasqyre e kohes dhe periudhes kohore gjate se ciles u realizua filmi shqiptar.

Ne vendin tone, bazuar ne realizmin socialist, filmi ndahet ne disa gjini sipas temave qe trajton ai. Filmat tane te Kinostudios, jane historike, me lufte, jane nga rindertimi i vendit pas luftes. Jane romance, drama, spiunazh, komedi, muzikor. Natyrisht ka edhe ideologji te tepruar ne disa prej tyre, ashtu sic ka edhe filma te bazuar nga ngjarje te verteta te ndodhura.

Pak a shume si ne cdo vend te botes, kinematografia jone para 90-tes ka filma shume te bukur, filma cilesore por edhe te dobet.

Permendem me lart kulturore dhe edukuese, sepse ne shume filma te prodhimit te asaj Kinostudio, mbyllja e se ciles me pas i la rruge te lire abuzimeve te ndryshme, shfaqet ne pelikul, jeta reale e nje populli, kultura, traditat me taban teresisht shqiptare.
Koncepti i familjes, qe eshte gjeja me e shejte edhe nga pikepamja fetare, dashuria e respekti per prinderit, mesuesit, atdheun, emancipimi i gruas, shkollimi, arsimimi i brezave dhe pergaditja e tyre ne cdo fushe te jetes.

Ne filmin e Kinostudios gjithashtu tregohet edukata, miresjellja dhe respekti ndaj te moshuarve, edukimi i shoqerise me punen, (e cila mungon pothuajse teresisht ne tranzicionin e pafund te zhvillimeve demokratike), nje liste e pafund virtytesh per te ndertuar dhe bere nje jete me dinjitet.

Ka edhe vlera historike, sepse tregon me se miri, perpjekjet dhe luftrat e nje vendi per liri e pavaresi, mbrojtjen e gjuhes se folur, te trojeve tona te coptuara.
Filmat si “Nentori i dyte”, “Liri a vdekje”, “Udha e shkronjave”, “Mesonjetorja” jane deshmi historike e vendit dhe popullit tone.

       

Filmat te tjere si “Njeriu me top”; “I teti ne bronx”; “Shtigje lufte”; “Rrugicat qe kerkonin diell”; “Ne fillim te veres” dhe te tjere me tematike nga LANC, na japin tabllo nga Lufta e II Boterore ne vendin tone, pushtimin e Shqiperise nga nazifashizmi dhe fatkeqesisht nga kolaboracioni e veglat e tyre qe u hodhen ne anen e gabuar te historise duke besuar mashtrimin e madh qe u premtoi pushtuesi, bashkimin e trojeve tona ne kembim me tradhetine e tyre.

   

Fatkeqesisht ajo qe ka marre detyren te perfaqesohet si e djathte dhe demokratike, por pa harruar edhe te majten “e rinovuar” , akoma sot me paturpesine me te madhe, duke manipuluar, e trilluar , shtremberuar, e keqinterpretuar faktet dhe historine, mundohen me te gjitha menyrat per te justifikuar tradhetine ndaj atdheut te “Mergates se qyqeve” rreth nje mbretuci te vetshpallur (me ndihmen e bajonetave serbe) ne arrati sa ne njerin shtet aq edhe ne tjetrin ku vete bota perendimore nuk e konsideronte si monark.
Po kjo eshte nje teme tjeter…..

                

Veprimtaria tradhetare e ketij grupimi te trajnuar ne kampe emigrantesh te arratisur fill pas luftes dhe te grumbulluar me vone ne banda diversioniste pas clirimit te Shqiperise, tregohet pa ekzagjerim ne filmat “Detyre e posacme”; Operacioni “Zjarri” ( bazuar ne realitet, kushtuar heroit te popullit Pal Melyshi) ; “Gracka” (pjeserisht bazuar ne realitet) ; “Fije qe priten”; “Mysafiri”; “I treti” ; “Dueli i heshtur” ( nje tjeter film bazuar ne nje ngjarje te vertete) e deri tek “Kur hidheshin themelet” dhe “Ditet qe sollen pranveren”, nje film qe fati e se cilit, apo arsyeja qe ka humbur, nuk dihet qartesisht.
Te jete djegur valle apo censuruar si disa filma te tjere televizive se bashku me dramat shqiptare te Teatrit Popullor?

Nderkohe ne filmat “Vitet e para”; “Perballimi” ; “Komisari i drites”; “Toka e jone”; “Toke e pergjakur”; “Agimet e stines se madhe”; drama “Cuca e maleve” etj. tregohet drejt perpjekjet, sakrificat dhe puna kolosale ne rindertimin e vendit, emancipimi i gruas, zhdukja e analfabetizmit, pengesat dhe veprimtarite armiqesore te grupimeve diversioniste. Madje disa nga filmat me kete teme jane bazuar ne ngjarje te verteta.

Cuditerisht , packa me te gjitha vlerat kulturore e artistike qe mbart filmi, fill mbas v. 1990, filluan te hapen diskutime e debate rreth tij. Papritmas, pasioni i shqiptareve u transformua duke u trumbetuar si nje propagande e ndaluar, si nje ideologji satanike qe duhet bllokuar menjehere!

Gjate viteve 90 e me pas u kthye ne nje ankth duke e cilesuar filmin si te rrezikshem, me ideollogji komuniste, shkaterrimtare aspak edukuese ne ndertimin e nje shoqerie demokratike etj etj. Madje kjo teme rreth filmit te Kinostudios ka arritur te kaloje ne debate ekstreme te forta deri ne mbylljen e bllokimin e filmave te Kinostudios.

Cilin vrau valle dhe shkaterroi filmi i Kinostudios ?

Cilin nga pjesetaret e nje familje shqiptare vret “Kapedani”; “Cifti i lumtur”; “Zonja nga qyteti”; “Dy here mat” ; “Shi ne plazh”?

                         

Cilen nga familjet shqiptare ve ne siklet filmi “Dora e ngrohte”; “Une e dua Eren”; “Ne cdo stine”; “Duaje emrin tend”; “Treni niset ne 7 pa 5” ; “Ne shtepine tone” apo “Kur xhirohej nje film”?

Cilet nga brezi i femijeve edukohet me ideologjine e komunizmit duke pare filmat: “Beni ecen vete”; “Nje vonese e vogel”; “Shoku yne Tili”; “Mimoza llastica”, pa dashur te permendim ketu nje liste te gjate te ketyre filmave…

   
Atehere, nese do ndjekim llogjiken dhe arsyen e atyre qe duan t`a zhdukin filmin e Kinostudios po e mbydhim serine e pyetjeve me te fundit si me poshte:

Cili vret dhe shkaterron me shume, kush transmeton me shume ankth e depression,
“Tik-Toku”, “Facebook”, “Instagram” apo filmi shqiptar (i emertuar nga disa mendje te vobekta si komunist)?

     

 

Qe nga emertimi i filmit me “komunist” nise e merr forme qellimi djallezor i nje grupimi njerezish!
Pikesepari filmi i Kinostudios , nuk eshte film i komunizmit, por prodhim i shtetit shqiptar per popullin shqiptar i prodhuar e fabrikuar nga Kinostudio “Shqiperia e Re” (me pas AlbaFilm) nen autoresine publike (public domain) per te gjithe shqiptaret. Te mbyllesh kete film do te thote te censurosh punen dhe kontributin e artit skenik, artistet e kesaj gjinia , te mohosh me qellim te keq punen e brezave te tere qe hodhen themelet dhe ngriten ne vazhdim lart artin e shtate ne Shqiperi. Dikur, nuk mohohet fakti qe sistemi komunist priste segmente te gjata te shiritit te nje filmi ose ndalonte shfaqjen e nje filmi, denonte nje artist……

Por…….
Duke deshmuar se asgje nuk ka ndryshuar, sot nje grupim i caktuar dhe i politizuar, kerkon dhe kembengul ne censurimin e nje kinemaje te tere!!!

Ku qendron ndryshimi atehere?
Censurimi sjell ne cdo sistem vetem diktature!!!

Sot kundershtohet vullneti i shumices se shoqerise sone qe akoma e ka filmin e Kinostudios si kinematografine me te preferuar.
Gjithsesi, shume prej filmave te Kinostudios arriten t`i shpetojne, ndofta “censures” dhe mendjeve djallezore, por akoma disa filma te vecante televiziv , drama shqiptare, festivalet e kenges, nuk ritransmetohen me ne ndonje kanal arkiv te medias televizive.

Cili eshte shkaku ?
1 – Evitimi i nje krahasimi qe mund te beje artedashesi shqiptar ne mesin e dy periudhave para dhe pas 90-tes?
2 – Qellimi keqadashes i nje klase te caktuar qe ka frike nga historia dhe perdor censuren?
3 – Dhe ne fund, qe mbase nuk eshte hipoteze e fundit, perdorimi dhe abuzimi i ketyre filmave per perfitime personale te nje grupi te caktuar te 4-5 regjisoreve, si prone e familjeve te tyre, ngaqe dikur u caktuan si me te besueshmit nga sekretaret e Partise ne pushtet te kryenin detyren e regjisorit ne Kinostudio?

Mbase!

Hipoteza e trete base eshte me e qendrueshme.
Perse u mbyll dhe u shkaterrua Kinostudio “Shqiperia e Re” e bere per popullin dhe pasuri e shtetit shqiptar?
Perse u shemb Teatri Kombetar dhe akoma sot nuk kemi nje ndertese te re?

II
Cilat jane arritjet e kinematografise shqiptare pas 90-tes ?

Filma te paket cilesor dhe me vlera artistike-kulturore qe numerohen me gishta, per te mos permendur shfaqjet teatrore, kenga shqiptare me skenare dhe tekste rrugacesh, te dalur nga defteret e njerezve te kafeneve me arsim te cunguar.

Nderkohe 90% e shfaqjeve te teatrit te sotem eshte skenare i huaj, qe vihet ne skene nga regjisori me 2-3 aktore dhe pa kurrefare lidhje me problematiken e jetes se shqiptareve.
E njejta gje mund te thuhet per tematiken e nje filmi, kur shoqeria jone aktualisht ben nje jete te mbushur me halle, problematike per te mos thene tragjikomike!

Nga njera ane, ata qe duan mbylljen e filmave ankohen duke i konsideruar ato jo vetem ideologjike e vrastare, por edhe te paqena nga realiteti. Nga ana tjeter perse atehere nuk behen filma sipas realitetit te kohes qe jetojme sot me tere problematikat e jetes shqiptare?

Nuk mendoj se mungojne ngjarjet biles jetet e shqiptareve jane tejet te mbushura me ato nga te gjitha fushat . Teknologjia po ashtu eshte ne majat me te larta te zhvillimit.
Atehere ku jane skenaret qe duhet te mbulojne problematiken dhe tematiken e kohes se shoqerise dhe vendit tone?

Po pra, sic e ka thene edhe vete z. kryeminister: “Pune ka, por s`ka profesioniste”!
Keshtu eshte edhe me kinematografine aktuale. Derisa te dalin profesionistet e vertete, filmi shqiptar i prodhuar nga Kinostudio “Shqiperia e Re” do vazhdoje te ngelet si me i preferuari, me i pelqyeshmi, me i ndjekuri dhe nese deshironi ju edhe me termat e kohes, do te ngelet edhe me i klikuari.

Gjithmone i paafti ka sulmuar punen dhe arritjen e te afteve. Kjo eshte situata aktuale jo vetem per kinematografine por ne cdo aspekt dhe fushe te jetes shqiptare.


SKEDA
Filma te nderuar me cmime kombetare dhe nderkombetare

(1957 – 1990)

Debatik:

Skenari: Niko Koleka, Hysen Hakani, Gezim Erebara, Selman Vaqarri.
Regjisor: Hysen Hakani .
Operator: Dh. Anagnosti, V. Gjika.
Piktor: G.Konomi, K. Dilo.
Muzika: Tish Daija.

U vleresua si filmi me i mire i paraqitur ne retrospektiven e filmit shqiptar ne festivalin e XV Nderkombetar te filmave ne Giffone ,Salerno Itali me 1985 dhe u nderua me nje pllake te vecante dhene nga “Rotari Club”
______

Vitet e para

Skenari: F. Gjata. R. Kristaq Dhamo.
Piktor: Ksenofon Dilo.
Muzika: N.Zoraqi

U nderua me Cmimin e Republikes te Klasit te Dyte per regjine.

________

Ngadhnjim mbi vdekjen

Skenari: P.Dado, G.Erebara.
Regjia: G. Erebara. O. S.Kokona.

U nderua me Cmimin e Republikes per regjine dhe te Klasit te Trete per skenarin, muziken dhe Fotografine.
________

Plage te vjetra

Skenari: Dh.Anagnosti
Operator: F. Basha
Piktor: N.Prizreni

Nderuar me Cmimin e Republikes te Klasit te Dyte per skenarin dhe regjine.
_______

Kapedani

Skenari: S.Plasari
Regjia: Fehmi Oshafi, M.Fejzo
Operator: I.Terpini
Piktor: Shyqyri Sako
Muzika: Tasim Hoshafi

Interpretuesi kryesor Albert Verria u nderua me Cmimin e Republikes te Shkalles se Pare per interpretimin e rolit te xha Sulos
_______

Rruge te bardha

Skenari: Vath Koreshi
Regjia: Viktor Gjika
Operator: Lionel Konomi
Piktor: Shyqyri Sako
Muzika: Limoz Dizdari,

U nderua me Cmimin e Republikes se Shkalles se Pare per regjine.
_________

Beni ecen vete

Skeanri: Kico Blushi
Regjia: Xhanfise Keko
Operator: Saim Kokona
Piktor: Myrteza Fushekati
Muzika: Limoz Dizdari

U shpall filmi me i mire se bashku me “Ne fillim te veres” ne festivalin e Pare te filmit shqiptar ne prill 1976. U nderua me Cmimin e Republikes te Shkalles se Pare per regjine dhe Cmimin e Shkalles se se Trete per skenarin 1976. Kompozitori Limoz Dizdari mori Cmim te vecante dhe medalionin e festivalit te Pare 1976. Mori Cmim te vecante ne Frstivalin Nderkombetar te Filmave ne Beograd ne vitin 1976. Nderuar me Cmim te Vecante ne Festivalin Nderkombetar te Filmave per te rinj dhe femijet ne Giffone , Salerno – Itali.
________

Cifti i lumtur (1975)

Skenari: Bik Pepa dhe Kico Blushi
Operatori: Bardhyl Martininani
Piktor: Ksenofon Dilo
Muzika: Agim Krajka.

Tinka Kurti dhe Bep Shiroka u nderuan me Cmim te Vecante respektivisht per rolin e nenes dhe fanatikut .
_________

Lume drite

Skenari: Agim Cerga
Regjia: Ismail Zhabjaku
Operator: Petraq Lubonja
Piktor: Azis Karalliu
Muzika: Avni Mula

Operatrori Petraq Lubonja u nderua me Cmim te Vecante per punen e operatorit ne Festivalin e Pare te Filmit Shqiptar 1976.
_________

Ne fillim te veres

Skenari: Peci Dado
Regjia: Gezim Erebara
Operator: Faruk Basha
Piktor: Astrit Tota
Muzika: Kujtim Laro

U shpall filmi me i mire ne Festivalin e Pare te filmit Shqiptar me 1976. Skenaristi Peci Dado u nderua me me Cmimin e Republikes te Shkalles se Pare per kete film dhe Udha e shkronjave . Skenari fitoi Cmim te Dyte ne Konkursin Kombetar letraro – artistik 1974. Aktori Sander Prosi u nderua me Cmimin e Republikes se Shkalles se pare per rolin e Jaho Labit dhe me kupen e Festivalit te Filmit Shqiptar .Po ne kete festival u nderuan ne Cmim te Vecante piktori Astrit Tota si dhe aktoret Elida Cangonji per rolin e Veres dhe Astrit Cerma per rolin e Shpetimit dhe Lazer Filipi per rolin e Shaqo Bregut.

_________

Rrugicat qe kerkonin diell

Skenari: Dhimiter Xhuvani
Regjia: Rikard Ljarja
Operator: Ilia Terpini
Piktor: Shyqyri Sako
Muzika: Kujtim Laro

Regjisorit Rikard Ljarja si dhe aktoret Demir Hyskja per rolin e Halimit, Pandi Raidhi per rolin e Jorgos dhe Ndrek Luca per rolin e Gani Herrit u nderuan me Cmim te Vecante dhe Medalionin e Festivalit te Pare te Filmit Shqiptar 1976

__________

Dimri i fundit

Skenari: Nexhati Tafaj.
Regjia: Ibrahim Mucaj, Kristaq Mitro
Operator: Ilia Terpini
Piktor: Shyqyri Sako
Muzika: Aleksander Lalo.

Skenari fitoi Cmimin e dyte ne Konkursin Kombetarbte dramaturgjise 1976. Regjisoret I.Mucaj dhe K. Mitro u nderuan me Cmimin e vecante per debutim regjisorial ne festivalin e dyte te filmit shqiptar 1977. Liza Laska, Margarita Xhepa dhe Raimonda Bulku u nderuan me medalje per interpretimin ndersa I.Terpini me medalje per punen e operatorit.

________

Ilegalet 

Skenari: Abaz Hoxha , Peci Dado.
Regjia: Rikard Ljarja.
Operator: Bardhyl Martiniani.
Piktor: Asiz Karalliu.
Muzika: Hajg Zaharian

Skenari fitoi Cmimin e Trete ne Konkursin Kombetar Letraro artistik te dramaturgjise me 1976 . Aktoret Stavri Shkurti dhe Rikard Ljarja u nderuan me medalion per interpretimin respektivisht te roleve te Besimit dhe inxhinier Tostit.

__________

Lulekuqet mbi mure

Skenari: Petraq Qafezezi, Dhimiter Anagnosti.
Regjisor: Dhimiter Anagnosti.
Operator: Pellumb Kallfa.
Piktor: Namik Prizreni.
Muzika: Kujtim Laro.

Skenari fitoi Cmimin e dyte ne konkursin kombetar te dramaturgjise 1976. U shpall filmi me i mire ne festivalin e dyte te filmit shqiptar 1977. Fitoi cmimin e Republikes se klasit te pare per regjine 1979. U nderua me cmimin e madh Grand prix ne festivalin nderkombetar te filmave ne Beograd 1980. U vleresua me medaljen e arte ne Festivalin Nderkombetar te Filmave te Salernos 1985. Piktori dhe kompozitori u nderuan me medalionin e Festivalit te Dyte te Filmit Shqiptar 1977.

_________

Perballimi 

Skenari: Teodor Laco
Regjisor: Viktor Gjika
Operator: Lionel Konomi
Piktor: Azis Karalliu
Muzika: Thoma Gaqi.

Skenari, regjia ,piktori dhe Bujar Lako per rolin e Martin Krekes u nderuan me Cmim te Vecante per komponentet dhe me Medalionin e Festivalit te 2 te te filmit shqiptar . Bujar Lako u nderua gjithashtu me Cmimin e Republikes te Shkalles se pare per rolin e mesipern dhe ate te Halit Beratit ne filmin Gjeneral Gramafoni.

____________

Pylli i lirise

Skenari: Kico Blushi
Regjia: Gezim Erebara
Operator: Saim Kokona
Piktor: Kleo Nini
Muzika: Fehim Ibrahimi

Skenari fitoi Cmimin e trete ne konkursin kombetar te dramaturgjise . Kompozitori u nderua me Cmin te vecante per komponentet ne Festivalim e Dyte te filmit Shqiotar.

_________

Zonja nga qyteti

Skenari: Ruzhdi Pulaha
Operator: Lionel Konomi
Piktor: Arben Basha
Muzika: Agim Krajka

Interpretuesja e rolit kryesor Violeta Manushi mori Medaljen e Festivalit te Dyte te Filmit Shqiptar.

___________

Tomka dhe shoket e tij

Skenari: Nasho Jorgaqi.
Regjisore: Xhanfise Keko
Operator: Faruk Basha
Piktor: Shyqyri Sako
Muzika: Aleksander Lalo

Fitoi cmim te posacem ne festivalin e VIII – te Nderkombetar te filmave per femije dhe te rinj ne Gifone – Salerno Itali 1978.

__________

Gjeneral gramafoni

Skenari: Vath Koreshi
Regjia: Viktor Gjika
Operator: Pellumb Kallfa
Piktor: Alush Shima.
Muzika: Aleksander Peci.

U shpall filmi me i mire ne frstivalin e III- te te filmit shqiptar . 1979. Fitoi Cmimin e Republikes se Shkalles se Pare per regji dhe te Shkalles se II – te per skenarin. Mori Diplome nderi jashte konkursit ne festivalin e III – te te Filmit Ballkanik qe u zhvillua ne Istanbul Turqi 1979.

__________

Pas gjurmeve

Skenari: Skifter Kellici.
Regjia: Xhanfise Keko.
Operator: Petraq Lubonja.
Piktor: Shyqyri Sako.
Muzika: Nikolla Zoraqi.

Fitoi Cmimim te Vecante , Medalje Argjendi ne Festivalin Nderkombetar te Filmave ne Salerno Itali 1979.

__________

Udha e shkronjave

Skenari: Peci Dado, Vladimir Prifti
Regjia: Vladimir Prifti.
Operator: Pali Kuke.
Piktor: Fatbardh Marku.
Muzika: Kujtim Laro.

U nderua me Cmim te Vecante ne Festivalin e III – te te Filmit Shqiptar , 1979. Me Kupen e Festivalit per komponentet u nderuan skenaristet, regjisori , piktori dhe kompizitori. Peci Dado dhe Vladimir Prifti u nderuan me Cmimin e Republikes te Klasit te I re per skenarin . Me te njejtin cmim u nderua dhe operatori Pali Kuke.

_________

Mesonjetorja

Skenari: Ilia Xhokaxhi
Regjia: Muharrem Fejzo.
Operator: Ilia Terpini.
Piktor: Shyqyri Sako, Ilia Xhokaxhi .
Muzika: Limoz Dizdari.

Skenari, piktori i filmit dhe piktori i kustumeve Ilia Xhokaxhi u nderuan me Medalion per komponentet ne Festivalin e IV te filmit shqiptar, 1981. Roza Anagnosti u u nderua me Kupen e e Festivalit per interpretimin e rolit me te mire per femrat, ndersa Gulijelm Radoja dhe Robert Ndrenika u nderuan me Medalion per komponentet respektivisht per interpretimin e rolit te Stefan Bardhit dhe te “Kockes”

_________

Ne shtepine tone

Skenari: Kico Blushi.
Regjia:. Dhimiter Anagnosti.
Operator: Lionel Konomim.
Piktor: Alush Shima.
Muzika: Aleksander Peci.

Fitoi Cmim te Vecante ne Festivalin e X Nderkombetar ne Giffone, Salerno Itali 1980. Regjisori u nderua me Medalion per komponentet. Me Medalion u nderuan gjithashtu Tatiana Leska dhe Eptan Lohja respektivisht per interpretimin e roleve te Anes dhe Mirit.

____________

Gezhoja e vjeter

Skenari: Neshat Tozaj.
Operator: NikoTreni, Rudolf Radovani.
Piktor: Dhimiter Theodhori.
Muzika: Aleksander Lalo.

Aktoret Vangjush Furxhi Sotiraq Bratko dhe Viktor Zhusti u nderuan mw Medalion te Frstivalit tw IV te filmit Artistik Shqiptar respektivisjy per rolet te Thanasit, Kujtimit dhe Pandit.

_________

Goditja

Skenari: Vullnet Musaraj.
Regjisor: Niko Kanxheri.
Operator: Stafan Gajo.
Piktor: Sabahudin Xhaferi.
Muzika: Josif Minga.

Sulejman Pitarka u nderua me kupen e festivalit te IV te Filmit Shqiptar duke u cilesuar aktori me i mire mashkull ne rolin e Halitit ne kete film dhe te Zheleznovit ne filmin Balle per balle.

___________

Karnavalet

Skenari: Gjergj Zheji, Ismail Zhabjaku.
Regjia:. Ismail Zhabjaku.
Operator: Petraq Lubonja.
Piktor: Shyqyri Sako.
Muzika: Avni Mula

Mirush Kabashi u nderua me Medalion per rolin e Nikollaqit ne Festivalin e IV te filmit Shqiptar.

__________

Ne cdo stine

Skenari: Bashkim Hoxha, Viktor Gjika.
Regjia: Viktor Gjika.
Operator: Pellumb Kallfa.
Piktor: Alush Shima.
Muzika: Aleksander Peci.

Anisa Markarian dhe Arben Imami u nderuam respektivisht me Kupe per rolin e Zanes, dhe Medalion per rolin e Bardhylit ne Festivalin e IV te Filmit Artistik Shqiptar.

________

Nje gjeneral kapet rob:

Skenari: Skender Hasko, Nexhati Tafa.
Regjia: Spartak Pecani.
Operator: Lionel Konomi.
Piktor: Sali Allmuca.
Muzika: Aleksander Lalo.

Filmi u nderua me Cmim te vecante ne Festivalin e XI Nderkombetar te Filmave ne Giffone ,Salerno Itali, 1982.

_____________

Plumba perandorit

Skenari: Bashkim Hoxha.
Operator: Pali Kuke.
Piktor: Fatbardh Marku.
Muzika: Limoz Dizdari.

U nderuan me Medalion te Festivalit te IV te Filmit Shqiptar, operatori Pali Kuke dhe aktoret Kastriot Caushi dhe Vangjush Furxhi respektivisht per rolet e Vasil Lacit dhe Xaninit

____________

Agimet e stines se madhe

Skenari: Vath Koreshi.
Regjia: Albert Minga.
Operator: Bujar Kokonozi.
Piktor: Rexhep Aliaj.
Muzika: Limoz Dizdari.

Variantit kinematografik te filmit ju dha Diploma e Festivalit te V te filmit Artistik Shqiptar. Operatori Bujar Kokonozi u shpall operatori me i mire i Festivalit ndersa Vangjush Furxhi u nderua me Kupen e Festivalit per rolin e Latif Bores qe u cilesua si roli me i mire mashkull. Me Medalion te Festivalit u nderuan edhe Jani Riza ,Albert Verria respektivisht me rolet e Bunac Saliut dhe Soll Lilit, ndersa Gjergj Mele mori Diplome per rolin e sekretarit.

__________

Kur po xhirohej nje film

Skenari: Shpresa Vreto.
Regjia: Xhanfize Keko
Operator: Petraq Lubonja.
Piktor: Kleo Nini.
Muzika: Aleksander Peci.

Fitoi Cmimin e trete dhe Medalien e Argjende ne Festivalin e V te Filmit Artistik Shqiptar prill 1983. U nderua me Medaljen e Argjende ne Festivalin Nderkombetar te Filmave ne Giffone , Salerno Itali. 1983. Aktori i rolit kryesor Genti Basha u nderua me Medalionin e Festivalit te V te Filmit Shqiptar.

__________

Qortimet e vjeshtes (1981)

Skenari: Peci Dado, Kristaq Dhamo
Regjia: Kristaq Dhamo.
Operator: Bashkim Asllani.
Piktor: Kleo Nini.
Muzika: Limoz Dizdari.

Fitoi Cmimin e e dyte te dhe Mrdalionin e Festivalit te V te Filmit Shqiptar. Kastriot Caushi u nderua me Kupen e Festivalit per interpretimin e rolit te Kujtimit .

____________________

Shoku yne Tili (1981)

Skenari: Qazim Kashari , Halil Kamberi, Naum Bitri.
Regjia: Fehmi Oshafi
Operator: Pellumb Kallfa
Piktor: Shyqyri Sako.
Muzika: Tahsim Oshafi.

U nderua me Cmim te Vecante ne Festivalin Nderkomberar te Salernos 1982. Interpretuesja e rolit kryesor Elida Janushi ,mesuesja Besa dhe Ndrek Shkjezi , mesuesi i gjeografise u nderuan me Medalionin e Festivalit te V te Filmit Shqiptar.

_________________

Besa e kuqe (1982)

Skenari: . Dhimiter Anagnosti, Vath Koreshi
Operator: Aleksander Kasneci.
Piktor: Sali Allmuca.
Muzika: Zef Coba.

Skenaristet Dhimiter Anagnosti,Vath Koreshi u nderuan me Kupen e Festivalit te V per skenarin me te mire, ndersa aktoret Petrit Malaj dhe Bep Shiroka me Medalionin respektivisht per rolet e Petritit dhe te bajraktarit.

_____________________

Nentori i dyte (1982)

Skenari: Dhimiter Shuteriqi, Kico Blushi
Regjia: Viktor Gjika
Operator: Lonel Konomi
Piktor: Arben Basha
Muzika: Kujtim Laro.

Sander Prosi u nderua me Cmimin e Republikes te Klasit te Pare dhe me Medalionin e Festivalit te V per rolin e Ismail Qemalit.Piktori Arben Basha u nderua me medaljen e komponentit.

____________________

Njeriu i mire

Skenari: Nexhati Tafa.
Regjisor: Ibrahim Muca , Kristaq Mitro
Operator: Saim Kokona
Piktor: Shyqyri Sako
Muzika: Hajg Zaharian

Fitoi cmimin e Pare dhe kupen e festivalit te V te Filmit Shqiptar 1983. Eva Alikaj mori Kupen e Festivalit per rolin me te mire femer ,ndersa Bujar Asqeriu u nderua me Diplome per rolin e Telos.

___________

Dora e ngrohte

Skenari: Neshat Tozaj
Operator: Bardhyl Martiniani
Piktor: Sali Allmuca
Muzika: Hajg Zaharian

Fitoi Cmimin e Pare dhe Kupen e Festivalit te VI te Filmit Shqiptar, tetor 1985. Sander Prosi u shpall aktori me i mire mashkull dhe u nderua me Kupen e Festivalit.
______

Duaje emrin tend

Skenari: Nasi Lera
Regjisor: Ibrahim Mucaj ,Kristaq Mitro
Operator: Bardhyl Martiniani
Piktor: Shyqyri Sako
Muzika: Thoma Simaku

Fitoi Cmimin trete te ne Festivalin e VI te Filmit Shqiptar ndersa Raimonda Bulku fitoi u shpall si aktorja me e mire femer per rolin e Jones dhe u nderua me Kupen e Festivalit.
___________

Kush vdes ne kembe

Skenari: Naum Prifti, Vladimir Prifti
Regjisor: Vladimir Prifti
Operator: Ilia Terpini
Piktor: Alush Shima
Muzika: Aleksander Peci

Fitoi Cmimin e trete ne Festivalin e VI te Filmit Shqiptar. Aktoret Gulielm Radoja dhe Reshat Arbana u nderuan me Medalion respektivisht per rolet e Petro Nini Luarasit dhe Dajlan Beut.
____________

Shirat e vjeshtes

Skenari: Nexhati Tafa
Regjia: Spartak Pecani
Operator: Lionel Konomi
Piktor: Arben Basha
Muzika: Sokol Shupo

Fitoi Cmimin e Dyte ne Festivalin e VI te Filmit Shqiotar. Eva Alikaj dhe Kastriot Caushi u nderuan me Medalion respektivisht per rolet e Lindes dhe Ilirit.
________________

Vendimi

Skenari: Spiro Dede, Neshat Tozaj
Regjisor: Kristaq Dhamo
Operator: Pellumb Kallfa
Piktor: Namik Prizreni
Muzika: Kujtim Laro.

Fitoi mimin e dyte ne Festivalin e VI te Filmit Shqiptar. 1985
__________________

Hije qe mbeten

Skenari: Diana Culi, Esat Musliu.
Regjia: Esat Musliu
Piktor: Alush Shima
Muzika: Maksim Shehu

U nderua me Cmimin “Aleksander Moisiu”si filmi me i mire i vitit 1985. Fitoi Cmimin e Trete ne Festivalin e VII te Filmit Shqiptar 1987.
___________________

Te mos heshtesh

Skenari: Nexhati Tafa
Regjisor: Spartak Pecani
Operator: Saim Kokona
Piktor: Arben Basha
Muzika: Hajg Zaharian.

U nderua me Cmim te Trete ne Frstivalin e VII te Filmit Shqiptar. Matilda Makoci u nderua me Medalion per rolin e Silvit.

___________

Historiani dhe dhe kameleoni

Skenari: Qamil Buxheli
Operator: Gavrosh Haxhihyseni
Piktor: Alush Shima
Muzika: Aleksander Lalo

Ferdinand Radi u nderua me “Cmimin e Pare” dhe kupen e Festivalit te IX te filmit shqiptar.
_______________________

Kthimi i ushtrise se vdekur

Skenari: Dhimiter Anagnosti
Regjia: Dhimiter Anagnosti
Operator: Bardhyl Martiniani
Piktor: Kleo Nini
Muzika: Gjon Simoni

Skenari fitoi cmimin e dyte ne Konkursin Kombetar Letraro – Artistik . Filmi u nderua me Cmimin e Pare per skenar dhe regji. Cmimin e Dyte per punen e operatorit dhe cmimin e trete per anen figurative ,piktori Kleo Nini ne festivalin e IX te Filmit Shqiptar, 17 nentor 1991. Bujar Lako u nderua me Kupen e Festivalit si aktori me i mire per rolin e Gjeneralit
___________________

Muri i gjalle

Regjia: Muharrem Fejzo
Operator: Ilia Terpini
Piktor: Andon Basha
Muzika: Zef Coba

Kompozitori Zef Coba u nderua me Cmimin e Dyte dhe operatoret me Cmim te Trete ne Festivalin e IX te 1991.
__________________

Balada e Kurbinit

Skenari: Vath Koreshi
Operator: Spartak Papadhimitri, Leonard Qendro
Piktor: Namik Prizreni
Muzika:. Fehim Ibrahimi

Filmi u nderua me dipllome nderi, Dipllome d’ honeur ne Festivalin e IV Nderkombetar te filmit historik ne Rui Malpensa Paris . 1990. Regjisori dhe skenaristi u nderua me Cmimin e dyte ,ndersa operatoret dhe piktori me cmimin e pare ne Festivalin e IX te Filmit Shqiptar dhe aktori Timo Flloko me Cmim te Trete.
____________________

Ngjyrat e moshes

Skenari: Anisa Markarian
Operator: Pellumb Kallfa
Piktor: Arben Basha
Muzika: Kujtim Prodani

Kompozitori Agim Prodani dhe aktoria Evis Nallbani u nderuan me Cmim te Trete ,ndersa Niko Kanxheri me Cmim te dyte ne Festivalin e IX te Filmit Shqiptar .
______________________

Vetmi

Skenari: Neshat Tozaj
Regjia: Spartak Pecani
Operator: Gavrosh Haxhihyseni
Piktor: Fisnik Pulaj
Muzika: Hajg Zaharian.

Filmi u nderua me Cmimin “Aleksander Moisiu” per vitin 1990.
_______________________

Vitet e pritjes

Skenari: Teodor Laco, Esat Musliu
Regjia: Esat Musliu
Operator: Pellumb Kallfa
Piktor: Ilia Xhokaxhi
Muzika: Limoz Dizdari

Fitoi Cmimin e Trete per regji dhe skenar dhe Cmimin e dyte per anen figurative ,piktori ne Festivalin e IX te filmit Shqiptar .Raimonda Bulku dhe Marieta Ljarja u nderuan respektivisht me Cmim te Pare dhe te Trete per rolet e Magdes, dhe Nerenxes.


 

FILMI VIZATIMOR

Zana dhe Miri (1975)

Regjia dhe piktor: Vlash Droboniku
Operator: Tomi Vaso.

U nderua me Cmimin e pare ne festivalin e pare te filmit shqiptar. 1976.
__________________________________

Pika e ujit (1976)

Regjia: Bujar Kokonozi.
Piktor: Vlash Droboniku.
Skenari: Naum Prifti.
Operator: Tomi Vaso.

Fitoi cmimin e e pare ne festivalin e dyte te filmit shqiptar 1977.
________________________

Zhgarravinat (1977)

Skenari, regjia, pikturat: Bujar Kapexhiu.
Operator: Tomi Vaso.

U nderua me cmimin e III te te filmit shqiptar. 1979 dhe me Cmimin e pare ne festivalin e III te ballkanik te filmave qe u zhvillua ne Stamboll 1979.
______________

Llustra Llustra (1979)

Regjia, pikturat: Tonin Vuksani
Skenari: Muharrem Skenderi.
Operator: Tomi Vaso.

Fitoi Cmimin e vecante ne Lubjane , Slloveni. 1980 per trajnim te fresket dhe origjinal te temes se luftes .
_________________

Dordoleci (1980)

Skenari, regjia dhe pikturat: Bujar Kapexhiu.
Operatore: Diana Diamanti.

U nderua me cmimin e pare ne festivalin e IV te te filmit shqiptar. 1984.
_______________________

Edi dhe nota kater (1981)

Regjia dhe piktirat: Vlash Droboniku.
Skenari:. Nexhati Tafa.
Operator: Diana Diamanti.

U nderua me cmimin te vecante ne festivalin ballkanik te filmave qe u zhvillua ne Athine, Greqi.
______________________

Dy gosti (1983)
Regjia dhe pikturat: Gazmend Leka.
Skenari: Luan Rama.
Operator: Faruk Basha.

Fitoi cmimin e pare ne festivalin e peste te fimit shqiptar 1984 dhe me cmimin ” Dea fortunata” ne festivalin nderkombetar ne Napoli 1984.
__________________________

Plumb ballit (1985)

Regjia dhe pikturat: Gazmend Leka
Skenari: Bujar Kapexhiu
Operator: Beqir Vaqarri.

U nderua me Cmimin e dyte te festivalit te VI.
____________________

Zogu pushbardhe: pj e V. (1985).

Regjia: Vlash Droboniku.
Piktor: Gjin Bardhi / Gjin Varfi
Skenari: Bujar Kapexhiu.
Operator: Jovan Kondakci.
U nderua me Cmimin e trete ne Festivalin e VI.
______________________________

Keshtu po (1985)

Regjia dhe pikturat: Majlinda Agolli.
Skenari: Gaqo Bushaka.
Operator: Tomi Vaso.
U nderua me cmim inkurajues per debutim te pare
________________________

Dy vellezerit dhe ujku (1987)

Regjia dhe pikturat: Boris Ikonomi.
Skenari: Vllasova Musta, sipas nje poezie te Dritero Agollit.
Operator: Tomi Vaso.

U nderua me cmim te pare dhe kupen e festivalit te VII te filmit shqiptar. 1988.
_____________________

Breshka dhe lepuri (1987)
Regjia dhe pikturat: Artur Muharremi.
Skenari dhe montazhi: M. Cipi.
Operator: Jovan Kondakci.

U nderua me cmim te dyte ne festivalin e VII.
_______________________

Frymezimi (1988)

Regjia dhe pikturat: Gezim Qendro.
Skenari: Bardhyl Fico.
Operator: Jovan Kondakci, Vangjush Valla.
U nderua me cmim te trete ne festivalin e VII.
____________________

Talenti i babit (1989)

Regjia dhe pikturat: Esperanca Konomi.
Skenari: Robert Qafzezi.
Operator: Jovan Kondakci, Leonard Dorri.

Fitoi cmimin e pare te festivalit te VIII te filmit shqiptar 1990.
_________________________

Mendje mendje (1989)

Regjia dhe pikturat: Boris Ikonomi.
Skenari: Stavri Pone, Boris Ikinomi.
Operator: Tomi Vaso.

Nderuar me cmim te dyte ne festivalin e VIII.
_________________

Gjigandi i vetmuar (1991)

Regjia dhe pikturat: Artur Dauti.

U nderua me cmim te pare dhe kupen e festivalit te X te filmit shqiptar, 10 – 13 Maj 1995.

_______________

I gjalli dhe i vdekuri (1991)

Regjia dhe pikturat: Albert Malltezi.
Fitoi cmimin e pare te festivalit te X per komponente skenaristi Pertrit Ruka. Sizifania : Srpik Stefan Taci. U shpall si filmi me i mire i vizatimor dhe u nderua me kupen e festivalit te 11 te te filmit shqiptar qe u zhvillua me Tirane nga 24 – 27 Prill, 2000.

 

Administratoret e faqes K.SH
Mars – Qershor 2024
Skeda u shkeput nga libri: “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” / Autore dhe vepra (botimi i dyte) / A. T Hoxha / Tirane 2002

___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply