(EKSKLUZIVE) “Nata e errët e Lisbonës” | 16 shtator 1987!

0
95

Kupa e Kampioneve 
16 Shtator 1987 !!
Eshte data e startimit te edicionit te Kupave te Evropes per sezonin 1987-1988, ose me sakte eshte data e nje ndeshjeje per Kupen e Kampioneve per te cilen nuk eshte folur pothuajse fare ose edhe aq sa e thene eshte perfolur dhe mbase ……mos valle e gjitha nga mungese e nje informacioni, apo nga nje heshtje e dakordesuar?

Perpara kam nje fotografi te skuadres se kohes,
Partizani, Kampione e Shqiperise per sezonin 1986-1987.
(fotoja si me poshte).

Ka kaluar mjaft kohe qe nga pozimi i kesaj fotoje, qe nga i moment per te kujtuar triumfin dhe deri tek ky cast qe e kam ne dore, kane kaluar plot 37 vjet !!!

16 Shtatori 1987, do te ishte data e nje ndeshje qe simbas shortit krejtesisht si te zakonte me te tjerat, si nje nga ato ndeshje qe ishte programuar per startimin e edicionit te ri vijues te Kupes se Kampioneve, por a do te ishte vertete keshtu?
Shorti kishte vene perball skuadres sone Partizani, Benfiken e Lisbones, kampione e Portogalise dhe njera nga me te fortat dhe me ze ne arenen nderkomtare. Ne etapen e fundit te ketij sezoni, do te jete pikerisht Benfika finaliste qe ne kete edicion humbet vetem fale serise se penalltive kunder skuadres tjeter kampione “PSV Endhoven” te Hollandes.

Por per te shkuar deri ne finale Benfica-s i eshte dashur te kaloje qe ne raundin e pare mbas nje ndeshje te mbushur me polemika dhe “nerva te acaruara” skuadren tone me te mire te historise se Futbollit shqiptar, Partizanin, ne nje takim midis ketyre qe permban nje histori me vete per `90-minutshin e pare te zhvilluar ne “Estadio de Luz” stadiumin e Benfikes me 16 Shtator 1987, data zyrtare e nje nate te erret , e pafat per te kuqte partizanas, por edhe per drejtuesit e kohes te elites se Futbollit shqiptar.

Gjithsesi, kjo ndeshje nuk do te fitohej aq lehte nga portugezet, edhe pse figuron nje 4 – 0 , skuader e cila kishte nje moshe mesatare 25.7 vjec dhe qe ne formacion te saj ishin emra te njohur ne eliten e futbollit boteror si Pacheko, Rui Aguash, Mozer apo Antonio Veloso.

Edhe Partizani ishte nga ana e tij “i armatosur” duke filluar qe me “gardianin” e portes legjendarin Perlat Musta, mbrojtesat qe kishin treguar pakalueshmeri deri atehere ne kampionatet tona, Arjan Hametaj, Nand Ocelli apo edhe Skender Gega perkrah te cileve ishin te sapo konfirmuarit, te rinjte Niko Frasheri, Lorenc Leskaj apo edhe shkodrani Besnik Bilali. Ne mesfushe forca nderthurej me tekniken dhe fantazine. Ilir Lame e Lefter Millo pothujse te njejte nga “struktura fizike” lidheshin me “kombatentin e lindur” dhe kembengulesin Genc Tomorri me shpirt luftarak. Me tutje ishte ai djali i futbollistit me te madh shqiptar Panajot Panos, fantazisti Ledio Pano qe dallohej ne goditjet e lira .
Ne sulm ishte lene i vetem perpara, fale teknikes dhe intuites se tij prej nje “dhelpre” Ylli Shehu !

Ky formacion qe kishte mesataren 23.7 vjec ishte ndertuar me kujdes dhe drejtohej nga tranieri Neptun Bajko. Pikerisht profesor Bajko dhe stafi drejtues me punen e tyre kishin bere qe Partizani te rikthehej tek titulli kampion mbas 6-7 vjteve, fale nje nderthuarje te bukur mes lojtareve te brezit te arte eksperiences dhe atyre te rinjve qe ishin zbuluar gjate ketyre viteve dhe qe ishin afruar ne formacionin baze.

Rezultatet dhe niveli i lojes se Partizanit kishte dhene frytet e veta aq sa ne fund te sezonit Partizani u shpall me plot merite kampion i vendit .
Nga “djemte” e tranierit te madh te B. Birces, kishin mbetur vetëm 4 protagoniste, nga ai brez qe fitoi titullin per here te fundit (1980-1981), nga ai brez qe kishte mundur Austrine e Vjenes (1-0 me 1981) ne nje dite me shi te rrembyeshem dhe krejt ne kundershtim me motin e keq dhe terrenin e renduar , ata kishte shpalosur nje futboll te shkelqyer kundër nje kundershtari te forte te kohes. Nga protagonistet e asaj sfide, te Partizanit te K. Hysit, S. Staroves, K.Eksarkos, F.Breca, F. Rragamit, H.Ballxhinit, M.Fagut, A.Muratit apo “lakes” Bujar Hados, (bjondit me numrin 7, me paraqitjen e nje sulmuesi gjerman, madje tifozet ne ate kohe i kishin nxjerrur edhe thenien “tre 7-ta ka bota, Kigan, Hado dhe Popivoda”), kishin mbetur vetëm Musta, Hametaj, Lame dhe Tomorri, dhe do te ishin pikerisht keta qe do te zbritnin ne fushë kundër Benfikes per nje tjeter sfide po aq me rendesi duke e pasuruar historine e kesaj skuadre .

Ne nje nga intervistat e tij, kapiteni Musta do te kujtoj keshtu :

“Me kujtohet kur na thane se do te luanim ndaj Benfikes ne Kupen Kampione dhe u gezuan te gjithe. Benfika ishte nje ekip i madh i historise se futbollit evropian, – Udhetimi per ne Portugali pati peripeci. Pritem kater ore ne aeroportin e Lisbones, si asnjehere tjeter, ne ndeshjen e kaluara. Nderruam edhe hotelin para ndeshjes. Me ne fund erdhi ora dhe dolem ne fushe, ne nje stadium plot, me 70 mije tifoze qe perkrahnin Benfiken.”

Edhe mesfushori i Partizanit dhe i kombetares sone, Ilir Lame do te shprehet se: “Sapo morem vesh shortin u gezuam dhe nisem pergaditjet. Kishim nje ekip shume te mire dhe te gjithe ishim te motivuar pa ngarkesa apo emocione negative”

Ndeshja


Stadiumi i Lisbones “Estadio da Luz” ishte ne restaurim madje kishte shtuar edhe nje kat dhe ishte bere nje nga stadiumet me te medha ne Europe me nje kapacitet qe arrinte deri ne 120,000 vende!!!
Duke pare kundershtarin, perpara Partizanit dilte nje synim ndoshta teper e veshtire por t`u realizuar por jo i pamundeshem. Te kuqte, deri atehere ishin perballuar ndaj skuadrave me emer te elites evropjane dhe madje edhe i kishin mposhtur disa here ata, megjithse ne Tirane, lojtaret e Partizanit kishin luajtur si te barabarte me kundershtarin,

Ndeshjet kunder: IFK Norrköping (1-1, 1962/63) ; Spartak Plovdiv (1-0, 1963/64); FC Koln (0-0, 1964/65); Torino FC (1-0 1968/69); Advidaber (2-0, 1970/71); Celtic (1-0, 1979/80); Malmoe FF (0-0, 1980/81) deri tek e fundit Austria e Vienes, kishin ndjere forcen e Partizanit dhe madje  “shijen e hidhur” te humbjes.
Po tani ishte pak me ndryshe, takimi i pare luhej jashte dhe kundershtari ishte skuadra e rreshtuar si me te mirat ne evrope nga historia dhe trofete e fituara , mjafton te kujtosh se dikur kishte luajtur ketu edhe “Perla e Zeze” Eusebio futbollisti me i mire portugez per te gjitha kohrat, ai qe do te mahniste gjithkend ne boterorin e 1966-tes !!

Gjyqtari Pes Peres, sinjalizon fillimin e sfides. Pak me prapa jane Y. Shehu dhe Tomori

Ishte nje pjese e pare qe do mbahet mend per nga qendresa heroike e taneve. Qe ne fillim portugezet virtuoze te Benfikes ishin hedhur ne sulm por qe kishin ndeshur ne barrikaden e kuqe, mbrojtjen e ngjeshur te Partizanit ku ishte rreshtuar me skemen 4-5-1 / 5-4-1 !!

Me cdo kusht duhej te ndalej sulmi i parreshtur portugez dhe nepermjet nje kundersulmi te arrihej nje rezultat premtues per ndeshjen e kthimit ne Tirane, gje qe deri ne ate moment po realizohej. Portugezet sulmojne por nuk kane qartesine e duhur, Partizani jo vetem qe mbrohet mire por eshte nje pjese e pare qe shenon nje loje te mire nga te kuqte. Ylli Shehu madje ka dy raste te pastra per te kaluar perpara skuadren e tij, ja edhe nje tjeter rast qe mban firmen e Lames, eshte humbur.

Portugezet jane acaruar aty perpara ne sulm nuk ja arrijne dot te bejne ate qe ata kane menduar madje edhe parashikuar se cdo gje do te jete “e lehte” kunder nje skuadre shqiptare. Sulmet e tyre thyhen njera pas tjetres minutat kalojne, humbet qetesia per ata.

Asoekte nga ndeshja. Millo thyen nje aksion te portugezeve.

Mbase portugezeve iu kalojne keto mendime : “Kush dreqin eshte kjo skuader qe guxon te ngreje kryet dhe te perballet me futbollin profesionist evropjan te kohes ??? Bo, bo cfare portieri !! Shikoni, eshte nje portier qe pa frike do te luante me cilindo skuader evropiane. Por keta futbollistet shqiptar jane te ndalur me ligj dhe nuk u lejohet nga vendi i tyre te luajne jashte !! Perse ? Nuk e di mire por dicka e lidhur edhe me sitemin qeverises te vendit te tyre ku nuk u lejohet asgje perendimore !!! Bah cfare paradoksi……sidoqofte ky portier kokeforte eshte pengesa kryesore qe nuk mund te shenojme dot. Duhet bere dicka”

Kjo gje do te vazhdoje deri ne minuten e 43` kur Frasheri shenon autogol duke cliruar disi portugezet te cileve padyshim do tu vije ne ndihme edhe arbitri Jose`Pes Peres nga Spanja sidomos ne pjesen e dyte.

Autogol i Frasherit dhe Benfica kalon ne avantazh

Nje pjese e pare qe perfundon vetem 1-0 .
Musta do te kujtoje – “Po luanin shume mire. Nuk u demoralizuam. Madje edhe tifozet e Benfikes po na perkrahnin…..”

Pjesa e dyte fillon dhe mbaron me protagonist gjyqtarin i cili sikur ishte “porositur” ta kthente ndeshjen ne nje “kasaphane” , duke e lene ne shume momente qe situata te dilte jashte kontrolli dhe madje deri aty sa ne vendimet e tij provokuese te kishte njeaneshmeri. Ai si per “ironi” duket sikur thote:

“Nuk ka kuptim qe nje skuader si ky Partizani i Shqiperise se voegl, te largoje nga skena nje perfaqesuese te denje te futbollit evropian Benfiken e madhe….jo, jo kurrsesi nuk do te ndodh.”
Por, keshtu ndodh dhe ka ndodhur ne shume raste kur futbolli i luajtur nga disa skuadra “te vogla” eshte pare ndryshe, per fat te keq edhe nga njerezit e UEFA, qe nuk i kane shikuar e gjykuar gjerat nga ana sportive ne plan te pare, duke mos i vleresuar ashtu sic do te duhej te ishte me e drejte, tamam pra cilesite sportive te ketyre skuadrave te “etikuara te vogla dhe pa rendesi”.

Ndeshja vjen ne minuten e 53-te dhe qe nga kjo minute e ne vijim do te kaloj ne versionin « western » me protagoniste “sherifin” Pes Peres.

Gjyqtari ka sinjalizuar nje faull ne afersi te zones se rreptesise se Partizanit . Rui Aguash eshte perplasur me Musten ne dalje ndersa ky i fundit e ka rrokur topin. Lojtaret e kuq jane te habitur dhe drejtohen per nga ai per te protestuar. Loja eshte ndalur, ndoshta dikush nga tanet e kalon “cakun”proteston ashper dhe bie ne « kurthin e ngritur » tamam ne ate per te humbur gjakftohtesine, perqendrimin duke rene pre` e te tilla provokimeve .

Rui Aguash e ekzagjeron ne perplasjen me portierin Musta, duke u shtrire si “i vdekur”. Pak me tej eshte Arjan Hametaj

Ja tek fluturon nje karton i kuq mbas nje te verdhe pikerisht per portierin Musta, ai qe kishte qene pengesa me kryesore tashti ishte kthyer ne nje protagoniste ne te mire dhe ne te keqe te skuadres se tij.

Me kot Musta mundohet t`ja spjegoje gjyqtarit episodin.

 Po cfar kishte ndodhur ne te vertete ? Nga ai pak informacion i vlefshem mund ta vazhdojme tregimin tone keshtu:
Perlat Musta, del nga porta dhe rrok topin , por nderkohe , sulmuesi portugez, Rui Aguash, perplaset me kapitenin partizanas dhe rrezohet ne toke si “i vdekur”. Gjyqtari, qe pretendon te kete pare cdo gje, jep faull per Partizanin por nxjerr karton te verdhe per Musten !!!

I habitur, Musta mundohet me xheste te dallueshme mjaft mire t`i spjegoje, gjyqtarit dhe lojtareve kundershtare qe ai ne dalje ballore kishte zoteruar topin dhe ishte kundershtari ai qe u perplas me ate. Kapiteni i Partizanit ne ate kohe, i kerkon llogari per kartonin dhe ndofta kryen nje veprim qe do ti rezultoje mjafte e demshme si qofte per skuadren por sidomos per karrieren e tij ne mbrojtjen e ngjyrave te Partizanit.
‘I thashe me shenje nese je i paguar”- dhe ai me nxori menjehere me karton te kuq” – do te pohoje Musta.

Per fatin e keq tranieri Bajko i kishte bere te gjitha nderrimet dhe eshte i detyruar qe te drejtohet nga ai , “portieri” improvizuar, Genc Tomori te futet ne porte !! 


Po, ishte tamam Tomori ai qe do mbroje porten ne minutat qe kishin mbetur, shpirti luftarak dhe i sakrifices se Partizanit, ai qe e kishte kryer edhe nje here tjeter kete detyre dhe qe madje kishte marre nota pozitive, kunder 17 Nentorit, vetem nje vit me pare, ne nentorin e 1986-tes. Ishte ai qe kishte ndaluar, Mingen, Kolen, Mucen dhe Memen. Tomori , pas asaj sfide rivalesh, i kishte “mbushur mendjen” S. Memes madje te lere futbollin 

Edhe ate nate Tomorri do te rezistoje me disa nderhyrje qe do habise edhe vete Musten e larguar… (sipas disa te dhenave Tomori beri kryevepra ne porte saqe dhe Musta do ta kishte zili)

“E mbrojten edhe 15 minuta rezultatin, me 10 lojtare dhe me portier emergjence. Pastaj Benfika shenoi tre gola te tjere ne minutat e fundit, kur ekipit tone i dolen me karton te kuq edhe Hametaj, Frasheri e Lame,” – shprehet Musta.
Madje gjyqtari Pes Peres, nxjerr edhe kartonin e 5-te per Nand Ocellin , por me pas rikujtohet nga anesori se ndeshja nuk mund te vazhdoje me tej nese do kete pese lojtare te perjashtuar, dhe e terheq ate.

Mbas Mustes (53`) largohet me te kuqe Hametaj (54`). Nervat e kane tradhetuar mbrojtesin legjendar te Partizanit, njeri nga me « besniket » e portierit Musta, madje miku i tij me i mire. Ai ( i ndjeri tashme) duke goditur me nje cope akulli gjyqtarin do te kryeje nje gabim te pafalshem. Loja do vazhdoje me rrezultatin e pandryshuar (1-0 ne favor te Portugezeve (edhe ate gol te dhuruar nga tanet), edhe pse me portier te improvizuar dhe me dy lojtare me pak.

Ja dhe minuta e 75` Frasheri eshte larguar me karton te kuq !!!! .

Kaq ? J

Jo aspak, per gjyqtarin nuk eshte e mjaftueshme

“ – Dreqi ta haje, edhe me tre lojtare mangut dhe perseri vetem 1-0 kur kane mbetur edhe 10 minutat e fundit….”

Gol 81` Moser dhe 2-0. Ja dhe nje gol tjeter 86` Rui Aguash e thellon ne 3-0.

Lame arsyeton me gjyqtarin per nje faull te paqene por ky i fundit i pergjigjet me karton te kuq (89`) duke e shtuar numrin e te larguarve ne 4 lojtare te gjithe te Partizanit !!!

Nderkohe perseri Rui Aguash (92`) e ka mbydhur ne minutat shtese me nje 4-0 qe do te jete “genjeshtar” dhe qe nuk do “tregoje” ndoshta ne te vetmin rast superioritetin e nje skuadre te madhe si Benfica kunder nje kundershtari “te vogel” qe luajti nje futboll dinjitoz por humbi sepse nuk diti te tregohej i qete , gjakftohte dhe me pervoje ne te tilla takime.

Simbas nje informacioni nga mediat shqiptare (ato te mbas 90-tes qe jane munduar t`a rindertojne ngjarjen) thuhet qe ishte nje turp per kete gjyqtar perfaqesues i rangut evropjan i UEFA-s dhe i FIFA-s lidhur per menyren e drejtimit dhe gjykimit te kesaj ndeshjeje dhe qe u mbrojt me paturpesine me te madhe nga vete UEFA e cila ne te kundert denoi Partizanin qe te mos luaje ndeshjen e dyte ne Tirane !!!!

“Kasapi” i ndeshjes, gjyqtari spanjoll, Pes Peres!

“E mbyllem ndeshjen me 7 lojtare” – do te thote Musta. “E rralle. Partizani nuk plotesoi as formularin e ndeshjes, pasi ishim vone dhe duhet te ktheheshin ne mengjes me avionin e linjes »

Gjyqtari dhe Benfika plotesojne ne menyre te njeanshme formularin e ndeshjes.
Gazetari Gezim Sinemati, qe ishte derguar te bente kroniken e ndeshjes per gazeten “Sporti Popullor, cuditerisht nuk prononcohet, madje edhe sot akoma vazhdon te heshte!

Ne Shqiperi menjehere mbas mberritjes se skuadres, FSHF do te ndermarre dy denime, per Musten dhe Hametajn me nga nje vit mosaktivizim per sejcilin !!!
Per Musten do te ishin vitet me te veshtira te karrieres se tij. Ai behet pergjegjes per ngjarjen dhe largohet nje vit nga futbolli. Nje vit stervitje, pa te drejte rroge. Por Musta me pas do te kthehet per te mbrojtur ngjyrat e te njejtit ekip edhe per disa sezone te tjera duke u bere pjese e emrave legjendare te skuadres.

Por cfare ne te vertete kane bere keta djem qe perfaqesuan Partizanin ? Perse nuk duhej sqaruar ngjarja e te analizohej fakti me gjakftohetesi e realizem per te mbrojtur dinjitetin, jo vetem te Partizanit, por te futbollit shqiptar ne pergjithes?
Denimet vijohen edhe nga ato te UEFA-s; Lame e Frasheri me 4 vjet, nderkohe Musta dhe Ahmetaj me 5. Me nje vendim te mevonshem ajo i jep Benfikes ne tavoline fitoren 3-0 per ndeshjen e kthimit dhe vendos masa te renda per Partizanin, duke e perjashtuar pese vjet nga arena nderkombetare. Federata Shqiptare e Futbolli denohet me 25 mije franga ne ate kohe !!!

Keshtu thuhet nga burime te ndryshme. Informacioni ne qarkullim, eshte kontradiktues. Duke kerkuar pa u lodhur me kembengulje per te mesuar te verteten eshte teper e veshtire ne mos e pamundur per te gjetur fakte ose burime ne zbardhjen e kesaj ngjarje.

Mediat vizive te huaja te kohes, ato Jugosllave jane shprehur ne favor te Partizanit tone duke e mbrojtur skuadren shqiptare, ne emisionin “Eurogol” me popullori i kohes dedikuar kupave te evropes.

I kujt ishte faji ne te vertete ? A ishte ne te vertete gjyqtari ai qe ktheu ndeshjen ne nje farse ? A kishin provokuar tifozet portugeze duke hedhur sende te forta ne fushe ? Pyetje si keto dhe te tjera nuk gjejne pergjigje te sakte as edhe sot, per te ndihmuar opinionin sportiv, sidomos perkrahesit e zjarrte te Partizanit dhe hedhur drite ne kete ngjarje qe mban daten 16 Shtator 1987 !!

TABELA:
16 Shtator 1987 . Stadiumi: “ Da Luz” Lisbona
BENFICA – PARTIZANI 4 – 0 (1-0)
Shenues: Frasheri 43`og, Mozer 81`, Rui Águas 86`, 90`
Partizani ndeshkohet me 4 kartona te kuq: Musta, Ahmetaj, Lame, Frasheri te gjithe ne pjesen e dyte.

Benfica
Silvino Louro – Edmundo, António Veloso, Carlos Mozer, Carlos Pereira (46` Antonio Pacheko), António Fonseca – Redouane Hajry, Diamantino Miranda, Adelino Nunes – Rui Águas, Wando (70`Tueba)
Trainer: Svan Goran Eriksson

Partizani
Perlat Musta – Skender Gega, Arjan Hametaj, Lorenc Leskaj, Adnan Ocelli (59`B. Bilali) – Niko Frasheri, Ilir Lame, Lefter Millo, Ledio Pano, Genc Tomori – Ylli Shehu
Trainer: Neptun Bajko

B. Pjerin

© Material i rezervuar | dhjetor i v. 2012 dhe qershor 2024
Ndihmoi ne saktesimin e materialit vete ish futbollisti i Partizanit dhe i Kombetares, Mjeshtri i Sportit, z. Ilir Lame

___________________________

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply