1982 | Tragjedia e fshehur e stadiumit “Lenin” të Moskës!

0
453

Tregime dhe deshmi te topit te futbollit!
Ngjarje dhe kampione pa ngjashmeri ne mes tyre.

Nje ftohte i acarte! Akull dhe debore!
Eshte viti 1982! Stadiumi “Lenin” ne Moske eshte pothuajse fshehur nga debora, por edhe nje e vertete e ndodhur ne kete stadium, per te cilen do te flasim si me poshte do te fshihet. Kjo eshte historia e viktimave ne stadiumin “Lenin” te Moskes, nje ngjarje e rende e cila u fsheh, u mohua si e tille dhe nuk u fole kurre me nga pushteti i kohes ne Bashkimin Sovjetik.

I

                 
Tenisti Andrei Cesnokov, mund te thote qe ka patur nje karriere shume te mire prej kampioni, edhe pse jo ne ate lartesi qe mund te gdhendej ne mermer. Kishte mundur te arrinte ne gjysmefinale e “Roland Garros” ne Paris ne vitin 1989 dhe ne vitin 1990 kishte fituar turneun e Montecarlos. Ne klasifikimin e pergjitheshem te tenisteve me te mire te botes per kohen kishte arritur te pozicionohej deri ne vendin e 9-te. Pra ngjarje dhe deshmi qe mund t`i tregonte me krenari niperve e mbesave te tij.
Momenti me i kujtuar i karrieres se tij gjithsesi do te ishte ai qe e kishte jetuar kur ishte 29 vjec. Nuk behej fjale per nje turne tenisi “Gran Slam” , por dicka nga Kupa “Davis”, nje nder trofete me te vjeter te sportit ne tenis.

Ishte viti 1995 , dhe Rusia e tij, qe ne arenen nderkombetare s`kishte shume qe kishte zene vendin e shperberjes se Bashkimit Sovjetik, po luante kunder Gjermanise ne gjysmefinalen e atij viti. Ndeshja ne mes tyre deri ne ate moment ishte 2-2. Ne ndeshjen “single” pikerisht Andrei Cesnokov kishte perballe Mikael Shtih. Mbas kater setesh ekuilibri nuk kishte arritur te thyhej. Edhe ketu rezultati ishte 2-2. Gjermani Shtih megjithate ka 8 topa “match point” per te fituar ndeshjen. Andrei Cesnokov arrin te anuloje edhe topin e 9-te te kundershtarit, qe do t`I kishte dhene fitoren ne kete ndeshje gjermanit Shtih dhe perfaqesueses gjermane. Por rusi Cesnokov di t`i rezistoje mjaft mire sulmeve edhe atehere kur gjithcka duket te kete humbur.

Historia na tregon se sa here Rusia kishte shpetuar keshtu duke rezistuar sulmeve te ushtrive pushtuese. Sa here ne momentin e goditjes fatale ajo kishte ditur t`a ktheje ate ne fitore, tamam atehere kur mendohej se humbja ishte e pashmangeshme.

Kush e di se si ne mendjen e presidentit rus te kohes Boris Jelcin, nje pasionant i madh i tenisit, ishte “ndezur” ai kujtim ne momentin kur Andrei Cesnokov, kishte fituar setin e 5-te 14-12 e mbasi te kishte anuluar me nje rezistence te pa shoqe 9-te topa “match point” kundershtarit Shtih dhe skuadres gjermane! Per kete rezistence heroike qe e karakterizoi Cesnokovin, presidenti rus Boris Jelcin, i dha atij medaljen e kurajos dhe te guximit.
Mirepo kushdo mund te pyes se cfare vlere kurojo e guximi mund te kete nje ndeshje tenisi, nje fitore apo humbje ne sport? Mund t`i gezohesh fitores ose hidherohesh nga humbja aty per aty, por me pas vazhdon rutinen e jetes.

II
Ne fakt Andrei Cesnokov ishte nje njeri qe ne jete kishte demonstruar edhe guxim perballe ngjarjeve dramatike. Behet fjale per nje ngjarje qe kishte ndodhur 13 vjet perpara asaj ndeshje gjysmefinale tenisi per Kupen Davis.

Ne ate kohe Cesnokov ishte nje 16 vjecar qe nuk ndodhej ne nje fushe tenisi, por ne stadiumin me te madh te Bashkimit Sovjetik. Stadiumi “Lenin” i Moskes i cili ne vitin 1980, dy vjet para asaj ngjarje dramatike, qe do e tregojme me poshte, kishte pritur Lojrat Olimpike ne ate pjese te botes ku dominonte socializmi real.
Te themi te verteten menyra se si u ndertua ai stadium pak tregonte ate frymen revolucionare.

Fare afer lumit Moskova, ne vendin ku ndodhet stadiumi sot, ishte ngritur një klub detar ndër më eksklizivët e kryeqytetit rus, i cili edhe në emër përplasej me sovjetët dhe pushtetin e tyre. Ai quhej: “ British River Yacht Club”. Behej fjale per nje ndertese jo dhe aq e madhe me tulla por natyrisht teper elegante. Revolucioni vendosi qe ketu do te behej realititet nje fushe futbolli dhe qe do te quhej “Stadiumi i Kuq” . Por nese ke deshire mund t`a quash: rrevolucioni eshte me i rendesishem se revolucionaret, kur me vone kjo strukture u zgjerua ne nje zone prej 160 ha dhe u ngrit stadiumi me nje kapacitet prej 104.000 vendesh. Stadiumi mori emrin e babait themelues te B.S – V. I Lenin.

“Большая спортивная арена Центрального стадиона им. В. И. Ленина”.

Permendorja e Leninit para stadiumit qe sot quhet “Luzniki” ne Moske!

I ndertuar ne vitet 1955-1956 si rezultat i ambicies së udhëheqjes sovjetike për të përmirësuar objektet sportive të vendit pasi Bashkimi Sovjetik kishte shijuar sukseset e tij të para të pasluftës në Lojërat Olimpike të vitit 1952.

Punimet në Kompleksin Olimpik Lenin filluan në vitin 1954 dhe ndërtimi i stadiumit të tij qendror, i quajtur gjithashtu Grand Sports Arena, në vitin 1955. Stadiumi përfundoi në vetëm 450 ditë dhe u hap zyrtarisht më 31 korrik 1956.

     

Hapja e Lojrave Olimpike ne Moske – 1980 Stadiumi “Lenin”

III
Ne Moske, debora dhe akulli nuk kane trembur vendasit asnjehere por megjithate 700.000 ushtaret e Napolonit ne vitin 1811, apo trupat naziste te Hitlerit ne vitin 1942 per ta nenshtruar Stalingradin, u mposhten gjithashtu edhe fale ftohtit te madh. Ndofta ishte edhe kjo dhunti e natyres nje lloj mbrojtje e vendasve, por ne rastin e kesaj ngjarje, stadiumi madheshtor “Lenin” nuk kishte as kurrfare mbulese mbrojtese te shkalleve te tij.

Ne mbremjen e acarte te 20 tetor 1982 , Spartak i Moskes pret holandezet e Haarlem. Nderkohe qe ne Europe vazhdonte stina e vjeshtes, holandezet kuptojne se ketu dimri sapo kishte filluar dhe me nje temperature nen zero, (-10)!


Ndeshja zhvillohej ne kuadrin e raundit te 16-te te Kupes UEFA. Megjithate stadiumi ishte pothuajse gjysme i boshatisur sepse debora dhe akulli kishin pushtuar tashme shkallet dhe ndejset e impjantit gjigand te Moskes.

Vetem 15 mije bileta ishin shitur (shih foton si me poshte). Rreth njeqind bileta ishin destinuar per tifozerine holandeze te klubit Haarlem. Ne fakt te gjithe te pranishmit ishin lejuar te hynin andej nga tribuna lindore. Vendet e tjera, (pra 90.000 prej tyre) tribunat e te cileve ishin mbyllur , duke i lene ashtu te mbuluara me akull dhe debore.

Bileta e ndeshjes ne stadiumin “Lenin” Tribuna C / Sektori 13 / Radha 47 / Vendi 134

“Ne ate kohe isha ne Moske per te takuar studentet e mi. Vendosa te shkoi ne stadium te beje tifo edhe per skuadren ku kisha luajtur dy ndeshje dhe qe me vone ishte bere skuadra ime e zemres. U ula ne tribunen e shtypit, pikerisht aty rrotull ku qendroja edhe gjate lojrave olimpike ne vitin 1980 i perfshire ne delegacionin e stafit te shtypit britanik. Kontrasti ne mes te nxehtit te lagesht te atij gushti dhe te ftohtit acar te kesaj nate tetori ,nuk mund te ishte tjeter vecse nje perplasje e ashper klimaterike ne ate vend. U nxeha paksa vetem kur lojtari yne Edgar Gess shenoi golin e avantazhit. Spartak Moska 1 dhe Haarlem 0”

Jim Riordan mësoi të fliste rusisht gjatë trajnimit të Shërbimit Kombëtar në Forcën Ajrore Mbretërore, (British Royal Airforce) nga 1955 deri në 1957. Në vitin 1960, ai u diplomua për Studime Ruse në Universitetin e Birminghamit, përpara se të kualifikohej si mësues në Institutin e Arsimit në Londër. Në vitin 1963, Riordan studioi në shkollën e lartë të partisë komuniste në Moskë; ai ishte një komunist dhe ishte një nga studentët e paktë anglezë në shkollë. Romancier, komentator, historian sporti dhe studiues rus. Ishte i njohur për veprën e tij “Sporti në shoqërinë sovjetike”, vështrimi i parë akademik mbi sportin në Bashkimin Sovjetik dhe për romanet e tij për fëmijë. Riordan pretendon se ka qenë britaniku i parë që ka luajtur futboll në BS, duke luajtur për FC Spartak Moskë në 1963. Megjithatë, nuk ka dokumente, raporte ndeshjesh apo dëshmi që mbështesin kete pretendim te tij .
Por nje gje tashme eshte e vertete se ate nate tragjike Riordan ishte prezent ne stadiumin “Lenin”.

Dha ja 5 minutat e fundit te nje ndeshje qe ishte zvaritur deri aty pa shume interes. Shume nga 15.000 te pranishmit filluan te leviznin duke kaluar tek nje shkalle e cila te shpie poshte ne tunelin e stadiumit dhe me pas daljen nga ai. Dhe pikerisht ne kete moment ne tribunat aty shperthen nje brohoritje. Goool!

   

Mbrojtesi Sergej Svetsov sapo ka shenuar 2-0 per Spartakun. Ne momente te tilla instikti i tifozit eshte ai i vetmi, edhe pse nuk ka kuptim tani te kthehesh prapa te shikosh tashme nje moment qe ka ikur pa kthim, shume spektatore ne shkallat ndryshojne drejtimin dhe tamam aty brenda ne tunelin e stadiumit dhe me lart ne ato shkalla krijohet kaosi .

Nje grup njerezish ne kthim kunder rrjedhes se nje grupi tjeter ne dalje. Tashme tani ketu eshte edhe policia qe bllokon shkallet per te ndaluar kthimin e publikut ne tribune. Dhe keshtu kush do te rikthehet dhe kushdo qe te dale, vijne dhe perplasen ne nje ngushtice duke bllokuar gjithcka pa rrugedalje, qe nga shkallet e deri ne ate brendesi te tunelit nen tribunat e stadiumit. Kangjellat e tribunave te tjera perreth jane mbyllur per shkak te pranise se bores dhe akullit ne shkallet e tyre. Imagjinojeni tani panikun e krijuar.

Degjohen thirrje, ulerima. Dikush rrezohet dhe duke tentuar te mbahet terheqe pas vetes ne ate rrezim edhe te tjeret ne shkallet me shtresen e akullit. Njerezit aty te rrezuar , shkelen nga te tjeret…mandej nje britme e madhe, mandej….nje shembje!
Eshte pikerisht shkalla qe te drejton nga tuneli e cila nen tere ate peshe te perqendruar ka leshuar dhe eshte shembur.

Gjeja e pare me rendesi qe duhej bere eshte te largohen tifozet e huaj, holandezet. Per fat asnje nga ata nuk kishte qene i perfshire apo te kishte asistuar ne kete skene horrori.
Me mire keshtu, menduan autoritetet sovjetike.

Sepse per klimen politike dhe sistemeve perendim-lindje te asaj kohe, ishte me mire per sovjetiket qe mund te benin dicka per te devijuar, manipuluar ngjarjen e rende qe sapo u kishte ndodhur ne shtepine e tyre, te liderve te bllokut lindor duke pare qe holandezet nuk ishin te perfshire ne kete tragjedi dhe nuk munden te tregojne asgje rreth asaj qe kishte ndodhur.

Per cudi disa nga kalimet anesore te daljeve nga stadiumi qe kishin qene te byllur gjate incidentit u hapen papritmas. Keshtu qe menjehere mbeshtetesit e skuadres Haarlem u larguan pa u vonuar jashte impjantit gjigand.

Gjithsesi ne Mosken e Brezhnjevit, zerave nuk u duheshin shume kohe te qarkullonin e te perhapeshin. Nuk ishin akoma vitet e “Glasnost” te Mikail Gorbacovit, ajo transparenca e pushtetit qe tek e fundit nuk ishte gjithmone dhe aq transparente gjithsesi. Ishin vitet ne te cilet lideret e bllokut lindor, pushteti sovjetik, nuk pranonte asnjehere gabimet , mangesite mos aftesine dhe cdo gje tjeter negative qe ndodhte ne ate sistem qeverises, sepse socializmi real ishte i mbarsur me ate mentalitetin per te cilen dobesia me e madhe eshte te pranosh vete gabimet.

Jim Riorson profesori rus nga britania, ai qe tregonte se kishte luajtur dy ndeshje me Spartakun, vite me vone do te shkruaje:
“Degjova britma ne panik e mandej pashe tifozet e Spartakut duke rreshqitur dhe duke u rrezuar ne shkallet ku po kalonin . Pastaj degjova sirenat e disa ambulancave qe po vinin ne ndihme, por pa e kuptuar se sa e rende ishte situata”.

E shtremberuar dhe pak e manipuluar, lajmi i ketij incidenti tejet te rende, do te shfaqet nje dite me pas ne gazeten lokale te Moskes, organ i Partise Komuniste te kryeqytetit.
Ne ato pak rreshta nuk permendej gjekundi madje as emri “Lenin”, babai dhe themeluesi i B.S, ndofta me arsyen se asnje incident i tille nuk mund t`i bashkangjitej emrit te tij te madh, biles as stadiumi nuk permendej fare. Ishte shkruar disi rreth nje ngjarje ne fushen sportive te Luznikit, emri i cili pas shperberjes se B.S do te vihej stadiumit aktual.

Gazeta e mbremjes citonte : ”Me 20 tetor 1982, mbas nje ndeshje te luajtur ne Gran Sport Arena, ndersa spektatoret po dilnin, si shkak i nje perqendrimi te turmes ne nje zone dhe levizjeve te saj, ndodhi nje incident ku pati disa te plagosur si pasoje e shembjes se shkalles. Rrethanat e kesaj ngjarje jane nen investigim”.

I teri ai incident i cili do te rezultoje me vone fatal, ishte permbledhur ne ato pak rreshta sikur nuk kishte ndodhur asgje e jashtezakonshme. Tamam si stadiumi qe ishte mbuluar e fshehur nen trashesine e debores, ashtu u veprua edhe me ngjarjen e rende dhe viktimat ne impjantin e Moskes.

Per te evituar vendosjen e luleve ne vendngjarje ne kujtim te nje tragjedia qe per pushtetin nuk kishte ekzistuar, skuadres se Spartakut iu ndalua te luante ne fushen e saj per disa jave. Kater muaj me pas, hapet procesi rreth ngjarjes sepse duhet te behej nje fare gjykimi dhe te jepej drejtesia per ato spektatoret qe sipas gazetes lokale qe permendem me lart, kishin mbetur vetem te plagosur, ne fushen sportive te Luzhnikit (pa cituar kurresesi stadiumin “Lenin”).

Pas hekurave u vendos i gjori Juri Pancinkin drejtori i stafit pergjegjes per impjantin, ai qe sapo kishte filluar te punonte aty, pak muaj para ndodhjes se incidentit. Juri denohet 1 vit e gjysem me pune te rende fizike, denime te tilla qe drejtesia e B.S-se e gjykonte si korrektuese. Keshtu “u vendos drejtesia” per nje tragjedi duke e minimizuar ate deri pothuajse ne mos ekzistencen e saj nga vete pushteti sovjetik i kohes.
Fajtori sipas pushtetit ishte vetem Juri Pancinkin.

Nderkohe ne mesin e shume te mbijetuarve ishte edhe nje 16-vjecar qe kishte ardhur per te ndjekur ndeshjen edhe pse sporti qe ushtronte ishte nje tjeter. Ne Bashkimin Sovjetik, edhe fushat e tenisit ishin te zbuluara teresisht si stadiumi i rastit ne fjale, dhe debora ne periudhen e dimrit i mbulonte ato. Ky djalosh ishte kampioni rus ne tenis, Andrei Cesnokov.
Pikersht ai do t`i rebelohej pushtetit sovjetik qe e kishte paisur ate me nje pasaporte ku te udhetonte per te luajtur kudo neper bote, por qe pretendonte 100% te cdo cmimi qe ai fitonte ne kembim me nje pagese ditore prej $25. Me keto 25 dollare ditore do t`i duhej te siguronte ushqimin maksimumi “fast food” dhe asgje tjeter.

Dhe Cesnokov kishte mundur te rezistonte veshtiresive, ashtu sic perballoi me guxim incidentin ne stadiumin “Lenin” ne ate nate te acarte te tetorit te vitit 1982, ashtu sic diti t`i rezistoi atyre 9 topave “match point” ne Kupen Davis kunder gjermanit Shtih. Ja pse presidenti i Rusise, Boris Jelcin do t`a dekoroje ate me medaljen e guximit dhe te kurajos.

“Ne ato shkalla te rreshqiteshme nga akulli njerezit rrezoheshin dhe merrnin pas tyre edhe te tjere duke e bere ate skene te ngjashme me rrezimin e birilave. Per te shpetuar me eshte dashur te kapercej e te kaloi radhe e radhe trupash te shtrire si barrikada. Ndersa po dilja jashte, pas meje degjoja zera qe therritnin :
“ndihme, ndihme, me ndihmo”, “shpetome te dal”;

T`i ndihmoja te gjithe ne ate situate ishte e pamundur edhe sepse zerat, meshkuj dhe femra vinin nga te gjitha anet te mbuluar nga trupat e viktimave.
Megjithate nje person kam arritur t`a nxjerr. Behej fjale per nje djalosh. E kam ngritur dhe e ka derguar tek njeri nga mjeket qe kishin ardhur me ambulancat.

Por….ah!

Nuk e kisha vene re, sepse kisha mbajtur ne krah nje person qe ishte tashme i vdekur. E shtrine ne pisten e atletikes.
Ne kete moment besoj se trupat e viktimave do te kishin mbuluar disa fusha tenisi”.

Bilanci zyrtar i kesaj tregjedie sot shenon 66 te vdekur, por sa te tjere mund te kishin patur te njejtin fatkeqesi nuk do te mesohet kurre. Familjareve iu dha jo me shume se gjysme ore kohe per te pershendetur ato trupa pa jete. Ne ato pak momente mund te imagjinohet dhimbja, sa edhe tmerri! Policia menjehere kishte kercenuar: “Ndalohet qe te deshmohet dhe te flitet me te afermit, komshinjte, miqte e kushdo tjeter te jete, rreth kesaj ngjarje, perndryshe do e shikoni se cfare ju pret”.

Menjehere me pas nisi ne varreza ceremonia kolektive qe megjithate as ceremoni nuk ishte.

Kapitull i mbyllur!
Flete e kthyer!
Histori e mbaruar!

Tamam si stadiumi i fshehur ne shtresat e debores dhe akullit, tamam si e verteta e fshehur ne faqet e shtypit te gazetave, edhe viktimat dhe numri i tyre i vertete u fshehen.
Velloja qe kishte mbuluar gjithcka, te pakten nje pjese e mire e saj u shqye disa vite me pas.

Glasnost! Trasparence! Perestroika!
Ishin keto fjalet e radhes se Mihail Gorbacovit i cili do te njihet ne histori si lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik. Sistemi i tij qeverises nuk eshte se ishte ne te vertete krejt transparence dhe rinovacion por sigurisht ato tre fjale magjike qe i perseriste shpesh kishin lene hapsira te nje lirie qe me pare as qe mund te mendoheshin.


Dhe keshtu ne vitin 1989 nje komision i pavarur jo i njohur nga qeveria erdhi ne perfundimin qe ne ate nate numri i te vdekurve arriti deri ne 340!!!

Tre vjete me vone, me mberritjen e 10 vjecarit te ngjarjes tragjike, (1992), kur BS-ja ishte shperbere tashme, askush nuk ndalonte tashme, qe kujtimi te kishte nje hapsire jo vetem brenda ne zemrat dhe mendjet e te afermve por edhe para syve. Me qarte, jashte stadiumit qe tani u emerua “Luzniki”, u ndertua nje monument kujtese e personave qe humben jeten , pa ditur sakte shifren dhe emrat e tyre.


“Velloja” e bardhe e debores qe kishte mbuluar te verteten me ne fund ishte shkrire!

Nga Pjerin Bj
© Material i rezervuar
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 24 korrik 2023

___________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Informacioni i perdorur dhe i seleksionuar ne realizimin e ketij shkrimi: Emisioni ne Radio RaiUno “I numeri primi” i Francesko Gracianit. Koleksioni personal i revistes “Calcio 2000” – La strage allo stadio “Lenin” / Portale te ndryshme on line.
Fotot jane “Google courtesy”


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Leave a Reply